Ekzekutimi i Briken Sanajt u organizua në një lokal në Lezhë! Autori u ndihmua nga vrasës me pagesë! Informatori në rrethin familjar, ishin bashkë në dasmë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve. Shqiptarët kosovar të shpallur në kërkim dyshohen se janë vrasës me pagesë në Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmir Kola ne 24 tetor, 6 ditë para vrasjes.

Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

Për informatorin e lëvizjeve të viktimës po punohet për kapjen e tij, ndërsa tashmë është identifikuar nga blutë. Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do të parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë. Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë patur rol nxitës në ekzekutimin e Sanajt.

Si ndodhi vrasja
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët
Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. 

Plagosja në vitin 2012
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus nuk njeh turp, Monza e mund në Torino dhe e parakalon në renditje

VIDEO/ Juventus nuk njeh turp, Monza e mund në Torino dhe e parakalon në renditje