Plas në Gjirokastër, Luftëtari pezullon trajnerin dhe 2 futbollistë

Klubi i Luftëtarit ashtu siç pati paralajmëruar ka pezulluar pjestarë të ekipit për humbjen në gjysmëfinale të Kupës kundër Tiranës. Për shkak se u mposhtën me rezultatin 5-3 në ndeshjen e kthimit drejtuesit gjirokastrit kanë pezulluar për dy javë trajnerin Julian Ahmataj dhe zëvendësin e tij, ndërsa pot ë njëjtin fat kanë patur edhe futbollistët Emiliano Aleksi dhe braziliani Jackson.

Njoftimi për mediat i klubit të Luftëtarit:

Klubi i futbollit Luftetari, pasi ka ndjekur me shqetesim ecurine e skuadres dhe sidomos humbjen e thelle ne takimin perballe Tiranes, cka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperise, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situaten dhe ashtu sic ishte paralajmeruar ka marre masa disiplinore.

Nga ana jone jane pezulluar per nje afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. Trajneri Neritan Novi. Gjithashtu per nje afat dy javor jane pezulluar edhe futbollistet Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftetari, nuk mund te toleroje kurrsesi paraqitje si ajo perballe Tiranes ne ndeshjen gjysemfinale te Kupes, ku skuadra u shthurr totalisht duke pesuar gola dhe nje humbje te pa pertypshme.

Luftetari ben me dije se per trajneret apo lojtaret e pezulluar nuk do te kete masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithe pjesa tjeter e skuadres.

Ne keto dy jave, skuadra ne procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do te drejtohet nga trajneri i portiereve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht ben qe skuadra te kete mundesine e rotacionit dhe ne po shohim me perparesi aktivizimin e lojtareve te cileve nuk u eshte dhene mundesia te tregojne vlerat e tyre.

Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do ti jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere.

Ju Faleminderit

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë