Platini hedh në gjyq ‘France Futboll’

Platini hedh në gjyq ‘France Futboll’
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka reaguar pas publikimit të revistës France Futboll të një raporti që e akuzonte si sekser të Katarit për të marrë të drejtën e kampionatit botëror 2022.

“Të besosh se vendimi im për të votuar Katarin është pjesë e marrëveshjes mes shtetit francez dhe këtij vendi, është një spekulim i pastër.

Unë bëra një zgjedhje në mënyrë të pavarur në bazë të një logjike që kam mbështetur përherë. Kështu që kam të drejtë të thërras në gjyq këdo që vendos në dyshim integritetin tim personal.

Darka ime me Sarkozin nuk ka pasur lidhje me lobimin për botërorin e Katarit” deklaroi Paltini.


(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb