Michel Platini do të vijoj të udhëheqë Federatën Evropiane të Futbollit edhe për katër vite të tjera, pra deri në vitin 2019.
Francezi i cili drejton prej vitit 2007 UEFA-n është rizgjedhur për të tretën herë radhazi në krye të Qeverisë Evropiane të Futbollit. Platini pritej të korrte këtë rezultat, duke parë se ishte i vetmi kandidat, i cili kërkoi besimin e Federatave pjesëtare të UEFA-s për të vijuar në detyrën që mbante prej 8-vitesh tashmë.
Platini pak sekonda pasi u zyrtarizua si fitues i zgjedhjeve për drejtimin e UEFA-s, ka postuar në twitter një falënderim të veçantë për ata që e kanë përzgjedhur. "Ju mund të besoni në mua, ashtu si unë mund të kem mbështetjen tuaj. Ju falënderoi që më ribesuat kryesinë e UEFA-s. Garantoj se sëbashku do të mbrojmë interesat e Futbollit Europian", vijon Platini.
Francezi ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të globit gjatë viteve 1970-1980, kur dhe fitoi tre herë radhazi topin e artë. Platini ka lindur në vitin 1955 dhe jetën e tij e ka lidhur ngushtësisht me ngjyrat bardhezi të Juventusit, ku dhe kampion europe dhe bote në vitet 80'. Gjithashtu Platini ka arritur rezultatet të shkëlqyera edhe me përfaqësuesen e tij kombëtare.
Kohët e fundit, Platini është në një konflikt të hapur me Kreun e Federatës Botërore të Futbollit, Josep Blatter, i cili nga krahu tjetër pritet që në muajin maj, kur dhe i përfundon mandati, të kërkoi rizgjedhjen e tij në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera. /atsh/
/Shqiptarja.com