Plazhe të papastra, pa roje bregdetare e pa tualete publike, sezoni turistik nis ‘i sëmurë’ në vend! Në Shëngjin 'pushtetin' e kanë mushkonjat, dështoi dezinsektimi

Sezoni turistik në vendin tonë ka nisur prej javësh, por problematikat mbeten të shumta pothuajse në të gjitha pikat turistike. Report Tv ka kryer një vëzhgim konkretisht në vijën bregdetare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Velipojës, ku problematika më shqetësuese është mungesa e rojave bregdetareve, ç’ka vë në rrezik edhe jetën e pushuesve, por edhe ndotja e mjedisit.  

Ndonëse subjektet që kanë marrë në përdorim stacionet e plazhit e kanë detyrim që të kenë roje bregdetare, kjo vuhet re se nuk zbatohet nga shumica prej tyre dhe nga autoritet nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese. Situata paraqitet më ndryshe në Velipojë, ku shumica prej subjekteve kanë marrë roje plazhi, ndonëse një vit më parë ka qenë një problematikë e theksuar, pasi ka pasur 8 humbje jete.

Ndotja e vijës bredetare

Ndonëse Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se ka nisur puna për pastrimin e vijës bregdetare, madje disa ditë më parë kishte publikuar pamje nga pastrimi i shëtitores Taulanta në Durrës, pamjet që Report Tv sjell nuk pasqyrojnë të njëjtën situatë.

Shëtitorja është e mbushur me leshterikë, por edhe me mbetje të tjera. Për mikrofonin e Report Tv , qytetarët shprehen se autoritetet janë treguar neglizhentë sa i përket pastrimit të plazheve.

“Më thënë të drejtën deti është i bukur, po kjo pastërtia s’më pëlqen. Mungon pastërtia. Pisllëku i madh, kam lindur këtu, se kam parë ndonjëherë këtë pisllëk kështu. Ta pastrojmë, nuk duam gjë tjetër.

S’janë marrë masa, pisllëku i gjallë”, u shprehën ata.

Pastrimi në Durrës ka nisur dy ditë më parë, ndërsa nuk ka një afat për përfundimin, ndonëse paraqitet një fluks pushuesish. 

Mungesa tualeteve publike 

Në vijën bregdetare të Vlorës vihet re mungesa e tualeteve publike, çka i detyron pushesit që t'u drejtohen bizneseve private për të përdorur tualetet. Por kjo problematikë shfaqet edhe në pikat e tjera të plazheve. 

Dështon tenderi i dezinsektimit

Një situate tejet problematike paraqitet në vijën bregdetare të Shëngjinit, ku autoritetet ende nuk kanë marrë masa për dezinsektimin e insekteve. Burime për Report Tv nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se ka dështuar tenderi për dezinsektimin. Vitet e kaluara deniznesktimi i insekteve është para nisjes së sezonit turistik, por duket se pushuesit do të përballen me këtë problematikë gjatë gjithë sezonit, ndërsa iu bëjnë thirrje autoriteteve të merren masa. E njëjta problematikë shfaqet edhe në Velipojë.

Problemi i mushkonjave mbetet edhe në Velipojë, pasi ende nuk është kryer dezinsektimi. Report Tv ka kontaktuar Drejtorinë e Shëndetit Publik, sipas të cilit tenderi i dezinfektimit është në proces. Proces i cili është i vonuar duke qenë se sezoni ka një muaj që është hapur ndërsa çdo ditë ka mbi 30 mijë pushues.

Mungesa hapësirave publike dhe rritja e çmimeve

Sa i përket plazhit të Velipojës, pushuesit ankohen për hapësirat publike, ku theksojnë se duhet të kenë më shumë hapësira sesa plazhe private.

Por edhe rritja e çmimeve ka ndikuar tek pushuesit, të cilët thonë se po përballen me çmime më të larta se vitet e kaluara. Për Report Tv, pushuesit thonë se zgjedhin plaszhet publike, pasi kostot në plazhet private nuk i përballojnë dot. 

“Plazhin privat se përballojmë dot. Ku shkohet.

Jo shumë, por kanë ndryshuar në krahasim me vitet e tjera”, thanë pushuesit.

Mungesa e fuqisë punëtore

Këtë sezon turistik me problematika po përballen edhe bizneset, pasi deklarojnë se mungon fuqia punëtore sepse të rinjtë shqiptarë preferojnë të ikin jashtë për të punuar. Në një intervistë për gazetarin Elivs Hila, sipërmarrësi dhe kuzhinieri Alfred Marku shprehet se mungesa e fuqisë punëtore është më e theksuar në bizneset sezonale, sesa në ato që të punojnë gjatë gjithë vitit.

Të ndodhur përballë kësaj problematike, ai nuk përjashton mundësinë që të punësojnë të rinj që vijnë nga jashtë. Por si një zgjidhje për të gjitha bizneset, Marku sugjeron rritjen e pagave për punëtorët, por edhe kualifikimin e tyre.

"Rriten pagat, janë të detyrat të rrisin pagat. Nga ana tjetër është shumë  e rëndësishme se njerëzit duhet të investojnë të fuqia punëtore, ti trajnojnë, ti kualifikojnë. Ka subjekte që nuk janë hapur për shkak të fuqisë punëtore", tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Sezoni turistik/ Sipërmarrësi nga Lezha: Disa biznese ende nuk janë hapur, mungon fuqia punëtore! Do marrim në punë të huajt

 

Sezoni turistik ka nisur me problematika edhe për bizneset, ku disa prej tyre ende nuk janë hapur për shkak të mungesës se fuqisë punëtore. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila, sipërmarrësi Alfred Marku tha se duke u përballur me këtë problematikë do të detyrohen të punësojnë të huaj. Por ai ofron si zgjidhje kualifikimin e punonjësve dhe rritjen e pagave.

"Ne duhet ti marrim bizneset në dy sektorë, sezonal dhe ai që është 12 muaj i hapur. Ata e kanë pasur mundësinë te fuqia. Sezonal është problem, se nuk mund t’ia dal, tre katër muaj që ofron, kjo ka ndikuar në lëvizjen jashtë të brezit ët ri.

Rriten pagat, janë të detyrat të rrisin pagat. Nga ana tjetër është shumë  e rëndësishme se njerëzit duhet të investojnë të fuqia punëtore, ti trajnojnë, ti kualifikojnë. Ka subjekte që nuk janë hapur për shkak të fuqisë punëtore, fuqia po bie, shumë pak njerëz që kanë mbetur ca kanë mundësi të shkojnë në punë. Zgjidhja është ti mbajmë afër. Kërkojmë ti marrim edhe jashtë.

Ne kemi të plotësuar, por kemi gjithmonë nevojë. Në momentin që shikojmë s enjë person është i vlefshëm e bëjmë pjesë të stafit. Dua të shoh situatën në anën e mirë, si një fuqi për të ecur përpara. Shqipëria drejt një zhvillimi turistik, do ketë fuqi të mungesës punëtore. Çdo shqiptar që po tenton të ikë mendon se është fushë me lule, kam takuar shqiptarët që janë kthyer thonë se nuk bëhet jeta si emigrant. Nuk kemi pasur nevojë të marrim kërkesë, por si pjesa tjetër e bizneseve, kemi planifikuar që në shtator e mbrapa të bëjmë aplikime, se është e rëndësishme të kemi pjesën rezervë të pjesës punëtore", tha Marku për Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mandi: 26/06/2022 08:40

    Pse nuk pastrohen dhe dezinfektohen plazhet? Cfare mesazhi u jepet turisteve? Po biznesit qe ka investuar?

    Përgjigju
  • Iris: 26/06/2022 01:04

    M.Kumbaro pasi ndriti /kulturen/,tani ka per te shkelqyer /turizmin/.Kjo eshte si plastikat e riciklueshme,qe edhe pse riciklohen e perpunohen,prape mbajne era bulmet.Edhe kjo edhe pse u riciklua nga nje ministri ne tjetren,prape e paafte mbeti.

    Përgjigju
  • Titi: 25/06/2022 13:58

    Epo keshtu eshte kur zv ministre vendoset mesuesja e gjuhes Vilma Bello.Te paktwn ministrja eshte e zgjuar po kjo cfare vlere ka?...

    Përgjigju
    • Plazhi si perhera thuaj: 25/06/2022 23:18

      Po kur i ka pas Shqiperia plazhet e pastra keto 20 vite dhe prisni se me keq do behen. Roje bregdetare nuk ka se nuk i rruhet shtetit hic nese eshte nje jete me shume apo nje me pak e shqiptareve. Kjo zgjidhet kollaj fare, mjafton qe parate e dy cadrave ne dite tja japesh rojes bregdetare dhe ne cdo plazh provat do kishte nje te tille. Por rojet ne i kemi vetem per zhezllonet qe kane zene cdo cep te plazheve dhe ste lene me as me firgoboks me vete , as per te parkuar se per te vene cadren tende e te rrish per qef tat as qe behet llaf. Dhe per me teper te cajne tr me muzike tere diten sikur ke vajte ne plazh per disko!. Kto jane viznesmenet e plazheve tona qe tani nuk gjejne dot puntore dhe po i lodhet tajarja vet se ska kusb ja ben punen. Shqiptare zgjohuni e mos pranoni te punone per me pak se cju nevojitet per nje jete te denje. Ne kte krize artificiale cmimesh, pavaresisht se cpropagandohet lufta leshi preshi, mos harroni se vetem sherbimi i puntorise nuk eshte rritur, vetem oagat nuk ka ndryshuar dhe ne po ofrojme te njejtin sherbim per me pak buke, uje , nafte, fruta e perime. Mos pranoni je page te mjere, pune ka sa te duash keto kohe sepse rinoa ka imur dhe nuk perulet me. Love albanians

    • Lui: 25/06/2022 21:34

      O dhendri besnik i bekteshit, sipas teje per minister bujqesie te vendosim fshatarin me te zgjuar mese ka profesionin bujk..

    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2022 15:06

      Ministrja eshte e zgjuar ? hahahahahahahahahaha Po nuk mund te quhet i zgjuar nje njeri qe ben nje pune qe nuk eshte profesioni i tij.

  • Tani: 25/06/2022 13:44

    Po pse mo ne USA ka banjo never plazhe!jo nuk ka ku te te zere e ben.

    Përgjigju
  • Une dhe Ti: 25/06/2022 13:22

    Nuk ka deshtuar tenderi i dezinfektimit por ka deshtuar ISSH te beje tender te ndershem dhe t'ja jape kujt ta meritoje dhe jo kujt te doje. Kane pergjegjesi keta perse dhe si deshtoi tenderi?? Deshtoi i pari, perse nuk organizuan te dytin?? Mungesa e pergjegjesise eshte plaga e ketij vendi.

    Përgjigju
  • anna: 25/06/2022 12:59

    Lexova nje artikull se do gjobiten ato qe urinojne ne dete dhe me vertete eshte shume e drejte gjeja. por ama kur mendon se sa njerez lahen ne dete gjithe sezonin dhe plazhet nuk kane asnje banje publike eshte per te lemeritur .

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2022 12:52

    Keshtu eshte kur mesuesja e frengjishtes behet Minister Turizmi.

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/06/2022 12:41

    Ky tradhtar muti ështé duke e pritet serborusin E ballkanit për ta menagjuar edhe detin, fleni o populli im fleni o r*bt ku i keni …

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/06/2022 12:26

    Kush na i bèri "tè papastèr" plazhet mo aman? Kush na i bèn qytetet dhe fshatrat tona, lagjet dhe rrugicat ku jetojmè, si nevojtore publike? Ah pèr pak mendova vèrtetè se na e bèjnè tè tjerèt. Jo jo,,jemi ne, zhuli dhe fekalja shqipfolèse qè dimè vetèm tè ndotim dhe tè llomotisim. Ndaj duhet njè bashki funksionale,,me polici bashkiake kontrolluese dhe me kompetenca tè zgjeruara, me qèllim qè edhe shpellari i fundit nè kètè vènd, tè kuptojè se nuk do tè tolerohet, dhe do tè ndèshkohet. Kur tè bèhet kjo, besomani qè do kemi plazhe dhe hapèsira publike qè meritojnè emrin.

    Përgjigju
    • Lui: 25/06/2022 21:32

      Fiks e ke thene..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë