Plazhi i Darëzezës në Fier është lënë më mëshirë të fatit, duke u mbuluar nga mbeturinat. Grupi i xhirimit të Report Tv konstatoi se mbeturinat kanë mbuluar rërën, ndërsa hapja e sezonit turistik duket i largët edhe pse jemi në Maj.
Bashkia e Fierit, ndryshe nga vitet e kaluara nuk ka marrë masa për pastrimin e vijës bregdetare prej 26 kilometra që shtrihet nga Darzëza deri në Pish-Poro.
Gjatë vëzhgimit të Report Tv në bregdetin e Darëzezës nuk hasëm asnjë punëtor apo mjet pastrimi, ndërsa kishte disa vizitorë që shëtisin në këmbë apo me kuaj.
Rëra është e mbushur me mbetje që i ka nxjerr deti. Disa banorë vendas na thanë se Darëzeza është e preferuar nga pushuesit vendas e të huaj, por këtë vit duket se ka pak shpresë për turizëm, diktuar nga pandemia e Covid-19.
"Situata e ka vështirësuar shumë turizmin, nuk kemi asgjë, thuajse jemi në zero, turizmi do të jetë i ngadalësuar dhe do të ketë një rënie të madhe ekonomike", ka thënë një prej banorëve.
"Në të njëjtën periudhë merreshin masat paraprake nga drejtuesit rajonalë dhe investitorët, por këtë vit çdo gjë duket e shkretë dhe jo shpresëdhënëse", ka thënë një banor tjetër.
Darëzeza njihet si plazh i virgjër, ku nuk ka shumë ndërtime dhe as plazhe private. Kjo bukuri natyrore ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë, që së paku të shfrytëzohet nga vendasit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
70.2%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit
8 Gusht, 12:10
-
Pastrimi i mbeturinave/ Veliaj apel bizneseve të mos i hedhin mbetjet në koshat për familjarët: Tolerancë zero për shkelësit
5 Gusht, 12:34
-
Himarë/ Ndërtuan pa leje 2 beach bare, nis hetimi për dy persona! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
18 Korrik, 13:57
-
A mund të nxiheni ose digjeni nga dielli edhe në hije?
16 Korrik, 11:49
-
Videolajm/ Pushuesit denoncojnë ndotjen e ujit në plazhin e Potamit në Himarë
12 Korrik, 12:54
-
VËZHGIM I REPORT TV/ Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t'u kthehet në bumerang
11 Korrik, 15:47
-
Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
30 Qershor, 10:14
-
‘Behari ka ardhur më herët!’ Pushuesit: Zgjedhim Pogradecin për klimën, kulinarinë dhe çmimet më të lira se në Jug!
13 Qershor, 16:44
-
Vëzhgim i Report TV/ Sezoni nis i vakët në Durrës! Temperatura të larta në fundjavë, por pak pushues! Çmimet më të larta në hotele
8 Qershor, 15:13
-
Lezhë/ U vihet flaka mbeturinave poshtë urës në autostradën Milot-Thumanë, vështirësi në qarkullim
30 Maj, 21:48
-
Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi
9 Maj, 12:22
-
Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut
8 Maj, 08:18
PASTROJENO MOR QENA mos beni xhiro mwe makine e mbi kale ne rere...apo prisni te na vijne njerez nga jashte te na e pastrojne….
Përgjigju