Plehra nga Italia në Shqipëri?
Prokuroria: Nuk ka asnjë hetim

Plehra nga Italia në Shqipëri?<br />Prokuroria: Nuk ka asnjë hetim
Një faqe italiane  “Pianetaitalianews.it”, e regjistruar në emrin e gruas së ish-senatorit italian të akuzuar për korrupsion Sergio De Gregorio, pjesë e së djathtës italiane, ka bërë një shkrim që po qarkullon nga disa portale se në Shqipëri dyshohet se janë futur 1300 kontenierë me plehra.
 
Në shkrimin e publikuar nuk përmendet as një provë, por vetëm citohet një zyrtare anonime maqedonase, sipas së cilës, këto kontenierë duhet të hynin në Maqedoni, por janë zhdukur.
 
"1300 konteinerë me plehra të nisur nga brigjet italiane dyshohet se janë groposur në Shqipëri.
 
Mbetjet kanë hyrë në territorin shqiptar për të shkuar transit drejt Maqedonisë, por për to nuk ka më gjurmë të kenë kaluar në doganën e Qafë Thanës.
 
Kamionët me nga 22 tonë secili duhej të shkarkoheshin në Maqedoni dhe janë nisur gjatë vitit 2016 nga porti i Gioia Tauro në Kalabri.
 
Mes tyre ndoshta ka pasur edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme.
 
Mbetjet urbane ishin nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e tjera
"  shkruan faqja “Pianeta Italia”.
 
Por, faqja shkon edhe më tej teksa thekson se në vizitën e prokurorit italian Roberti në Tiranë, pak ditë më parë është diskutuar për këtë çështje dhe ka nisur hetimi.
 
Pas interesimit në Prokuroria e Përgjithshme, institucioni deklaron se "Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontenierëve me mbeturina.
 
Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, Franko Roberti nuk është diskutuar një cështje e tillë
" duke mohuar lajmin e faqes anonime.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare