Plehrat, KQZ: Ok referendumit
Vendos në janar Kushtetuesja

Plehrat, KQZ: Ok referendumit <br />Vendos në janar Kushtetuesja
TIRANE- KQZ pranon kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor por thotë se më 3 janar 2013 KQZ do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj. Nga ana e saj Aleanca kundër Importit të Plehrave e quan farsë vendimin e marrë sot nga KQZ.

“U përballëm me një farsë të këtij institucioni të njohur për bëmat e tij dhe për vendimmarrje komplet jashtë interesave të popullit e ligjit. KQZ vendosi në mënyrë qesharake që këtë vendim ta vendosë në sirtare dhe ta nxjerrë nga sirtati në janar 2013 që ta kapi neni dhe ligji se nuk mund të bëhet referendumi pasi pas 6 muajsh do jenë zgjedhjet parlamentare. Po tallen me një popull të tërë. “- tha anëtar i Aleancës Lavdosh Ferruni duke shtuar se pasi “të analizojmë cështjen me kujdes do të ndërmarrim dhe hapat e tjera”

NENET QE SHTYJNE REFERENDUMIN
Duke parë kompleksitetin ligjor të çështjes, Shqiptarja.com kontaktoi me zëdhënësin e KQZ-së, Leonard Olli, për të hedhur dritë mbi çështjet procedurale. Olli shpjegoi se në bazë të Kodit Zgjedhor, në të gjitha rastet kur për një motiv apo një tjetër KQZ nuk është shprehur mbi vlefshmërinë e një referendumi brenda datës 15 mars, kërkesa e paraqitur i kalon për aprovim Gjykatës Kushtetuese në muajin e parë të vitit pasardhës.

Pra, në rastin konkret, meqenëse KQZ humbi kohë me shqyrtimin e firmave të paraqitura, disa prej të cilave pretendon se ishin falsifikuar, dhe nuk arriti të shprehej brenda datës 15 mars, Kodi Zgjedhor, sipas zëdhënësit Olli, detyron KQZ-në t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Për të mos humbur tjetër kohë, KQZ ka vendosur ta paraqesë kërkesën në fjalë në ditën e parë të vlefshme, 3 janar 2013.

Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme, po të mos ishte për një nen, të cilit i referohet edhe zoti Ferruni, që përjashton mbajtjen e një referendumi brenda një harku kohor prej 6 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve në vend. Dhe në qershor 2013 pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ardhshëm, gjë që ka shumë gjasa të detyrojë Gjykatën Kushtetuese që të shtyjë ndoshta për në vitin 2014 referendumin kundër importit të plehrave.

MBLEDHJA NE KQZ

Në mbledhjen e nisur nër orën 12:00 një nga nismëtarët e Aleancës Lavdosh Feruni ftoi KQZ-në të votojnë me konsensus nismën referendare si shprehje e vërtetë e demokracisë popullore.

Ai shprehu keqardhjen se është manipuluar me cështjen e firmave falso.  “65 mijë firmat e depozituara janë 23. 3 % më shumë sesa e kërkon Kushtetuta.“- tha Feruni.  Nga ana e tij Arben Ristani deklaroi “Se vumë në diskutim që grupi prej 50 mijë firmave ishte i saktë, duhej të konstatonim dhe parregullsitë.

KQZ rrëzoi kërkesën e Kosovrastit për të thelluar hetimin në falsifikimin e firmave.

Ndërkohë që dhjetra qytetarë, firmëtarë të kërkesës për referendum ndodhen jashtë godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor. “Protestoj për të drejtën sovrane për referendum. KQZ nuk ka alternativë tjetër vetëm t'i thotë po referendumit. Përndryshe shkel ligjin”- tha një protestuese. Ndërsa një tjetër protestues paralajmëron përshkallëzim të protestave.
 
NISMETARET DEKLARUAN DJE: SHTYRJA E AFATIT SHQETESUESE
Nismëtarët e Aleancës Kundër Aleancës (AK IP) u shprehur të habitur nga përfundimi i mbledhjes së djeshme të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që nuk mori një vendim nëse do të ketë apo jo referendum për këtë çështje. Sipas tyre, KQZ kishte të gjithë kohën e nevojshme për të marrë një vendim të tillë dhe kërkesa për më shumë kohë është krejt e panevojshme.
Lavdosh Ferruni
Përgjithësisht dje diskutimi qe konstruktiv. Shumica e anëtarëve të KQZ u shprehën se janë mbi 50 mijë firma të vlefshme dhe u shprehën pro nismës për referendum. Pati edhe diskutime të tjera në lidhje me firmat e dala të pavlefshme. Opinioni i përgjithshëm përfshirë edhe Ristanin ishte që KQZ të shpallte sot vendimin për referendumin e importit të plehrave. Por pas pushimit prej 30 minutash, Ristani nuk dha asnjë argument kur tha se mbledhja do të shtyhet për nesër. Nuk kishte asnjë arsye për ta shtyrë për nesër, për sa kohë shumica e anëtarëve të KQZ ishin të gatshëm të votonin referendumin. Në këtë kontekst shtyrja e afatit është shqetësuese dhe e papranueshme.
Blendi Kajsiu
Janë dy momente. Momenti i parë është që grupi i verifikimit i ngritur nga KQZ në raportin që i lexoi KQZ-së, raport mbi të cilin ata votojnë, konkludoi se ekzistojnë mbi 50 mijë firma të rregullta. Përveç kësaj shumica e anëtareve të KQZ duke përfshirë edhe kryetarin deklaruan se parregulsitë, duke përfshirë edhe dyshimet për falsifikime që kanë hedhur ata nuk cënojnë shifrën për 50 mijë firma. Në këto kushte nuk ka arsye se përse të mos votohet kërkesa, sepse kushtetuta kërkon 50 mijë firma. Atëherë përse u shty? Për ne do të ishte jashtëzakonisht e habitshme dhe skandaloze që nesër (sot) të merret një vendim ndryshe, kur vetë KQZ pranoi se firmat e nevojshme ekzistojnë.
Kozara Kati
Kjo është një nismë që do u japë mundësinë qytetarëve, të shprehen pro apo kundër importit të plehrave. Sot për rreth 3 orë u pranua nga të gjithë se ishin siguruar 50 mijë firma të vlefshme. Ajo që prisnim ne sot ishte votimi nga na e kolegjit zgjedhor lidhur me kalimin e këtij procesi drejt Kushtetueses. Se kuptojmë se përse u shty vendimi.
Sazan Guri
Për mua ose do të kenë me veten e tyre probleme, ose janë njerëz që punojnë kundër rrjedhës qytetare të ngjarjeve sepse ata e pranuan që mbi 50 mijë firma janë të rregullta. Kësaj shtyrje vendimi unë nuk di se çfarë emri t'i vë: e bëjnë për të marrë frymë apo për të manipuluar diçka? Por unë them se do të jenë të detyruar të japin një vendim pozitiv pasi ata e deklaruar se janë mbi 50 mijë firma të rregullta. Me anë të këtij referendumi qytetarët do të mund të shprehen nëse janë pro apo kundër importit të mbeturinave nga vendet e tjera.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia