Plehrat, Rama:'Krimi mjedisor'
i kalon policisë, masa drastike

Plehrat, Rama:'Krimi mjedisor'<br />i kalon policisë, masa drastike<br>
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në prezantimin e nismës për pastrimin e territorit se aksioni do të jetë afatgjatë, ndërsa do të ketë disa ristrukturime. Ai e cilësoi si trup kombëtar gjendjen e krijuar, ndërsa njoftoi se në këtë operacion 6-mujor kundër krimit mjedisor do të përfshihet edhe policia e shtetit.

Shefi i qeverisë deklaroi se janë dhënë 1 mijë leje mjedisore pa kriter, të cilat do të kalojnë në sitë përsa i përket zbatimit të ligjit. “Strategji për pastrimin e territorit. Nuk janë bërë reformat e duhura. Kemi 20 ligje për aderime, 100 vendime qeverie në vite dhe rregullore, duhet të jemi ndër vendet e para në Europë, por kur vjen puna te realiteti. 1 mije leje mjedisore që janë lëshuar pa kriter dhe pa karar.

Janë fotografuar 1900 vend-hedhje të mbetjeve në të gjithë hartën e Shqipërisë, bukurinë e këtij vendi duhet ta ruajmë si dritën e syze. Ky përdhunim i këtij trupi kaq të bukur të Shqipërisë kthehet edhe në dëm për shëndetin e njerëzve.

Këtu kërkohet edhe një reformë e inspektorateve, do të bëjmë një transformim rrënjësor. Një pjesë e inspektimit për mjedisin do i kalojë policisë së shtetit. Duke përfshirë policinë drejtpërdrejt dhe duke përfshirë  krimin mjedisor në detyrat e përditshme të policisë situata do të ndryshojë, ashtu sikur ndryshoi me ndërtimet pa leje”.

Objektivi i qeverisë sipas Ramës është që brenda 300 ditëve të para të qeverisjes situata të ketë ndryshuar plotësisht dhe sezoni i ri turistik ta gjejë Shqipërinë me një imazh tjetër, ndërsa masat për shkelësit do të jenë drastike.

Vitin tjetër sezoni turistik Shqipërinë ta gjejë në një gjendje krejt tjetër.  Objektivi për 300 ditët e para qeverisës është sezoni i ardhshëm turistik të jetë më i pastri dhe plehrat të jenë kujtim i së shkurtës, masa drastike për shkelësit e ligjit.

Ky është një trup kombëtar, të cilin duhet ta heqim nga fytyra jonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mos bashkëjetojmë me këtë gjendje. Shumë afër nesh është një ishull që quhet Korsika, ata nuk shpenzojnë për të pastruar, por nëse hedh një bisht cigare në plazh nuk shkel më aty. Kush do ta mbajë pastër vendin e vet e mbanë. Në proces edhe krijimi i infrastrukturës’ deklaroi ai.

Në fund Rama iu përgjigj edhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, e cila u shpreh se zgjidhja nuk vjen me gjoba, por duhen fonde. “Ju e dini sa e dua unë Voltantën por këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra. Boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashket, është detyra jonë që ne të heqim plehrat.

Këtu nuk kanë lidhje as fondet, as mungesa e kësaj apo asaj, këtu është krijuar mentaliteti i rrumpallës. Këtij operacioni do i shkojmë deri në fund. Tirana deri dy vite më parë ishte qyteti më i pistët i Shqipërisë, sot më i pastri, cfarë ka ndryshuar? Përgjegjësia. Ne këtë e kemi marrë” deklaroi ai. Aksioni për pastrimin e territorit do të nisë në 24 nëntor dhe do të zgjasë 6 muaj. 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane