'Pleq jemi, por shpirti është një vjeç'! Fëmijë e të moshuar e kalojnë natën në çadra në Tiranë

Një pjesë e banorëve të Tiranës po e kalojnë natën te çadrat e ngritura te stadiumi Dinamo, pasi kanë frikë që të drejtohen për të shkuar te banesat e tyre si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit. Banorët kanë dhënë nga një prononcim për Report Tv;

Banori 1; Shtëpia nuk ka pësuar dëmtime, por dolëm këtu për siguri. Batanijet i ka sjellë bashkia, por edhe ushqimin. Sot do të qëndrojmë bashkë.

Banori 2; Në shtëpi kemi pasur vetëm krisje dhe jo dëmtime. Natën do ta kalojmë këtu. Kemi dëme sa të duash, shtëpia e krisur nga të gjitha anët. Më mirë këtu se në shtëpi me frikë, se jam vetëm.

Banori 3; Jemi pleq dhe kemi frikë se mos vdesim dhe e lëmë dyfekun varur. Na i sollën të gjitha ushqime dhe batanije.  Do të qëndroj këtu, pleq jemi por prapë shpirti është një vjeç.

Banori 4; Mbrëmë punë sekondash mund të kishte ikur i gjithë pallati, ka pasur tronditje të madhe. Sot nuk ka pushuar tërmeti asnjë sekondë, këtu nuk na mungon asgjë.

Banori 5; Fëmija më dridhej nga frika nga tërmeti. Nëse lëkundjet do të vijojmë të flemë jashtë, por ishallla jo se jemi edhe me fëmijë të vogël.


Lajmi kryesor:

Të frikësuar, mijëra banorët kalojnë natën në çadra! Dy autobusë nga Durrësi nisen drejt Kosovës (FOTO)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi