Plotësimi i Gjykatës së Lartë, Yuri Kim takim me KLGJ dhe zëvendëskryetarin e Sokol Sadushi

Plotësimi i Gjykatës së Lartë, Yuri Kim takim me KLGJ dhe zëvendëskryetarin e Sokol Sadushi

Yuri Kim me KLGJ

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vijon takim në institucionet më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend.

Përveç takimit që pati me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kim ka zhvilluar një bisedë edhe me kryetaren dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka marrë pjesë edhe zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokoli Sadushi.

Sipas një njoftimi të bërë nga Gjykata e Lartë takimi u fokusua te roli thelbësor që ka bërja sa më funksionale dhe efektive e Gjykatës së Lartë, në dhënien e drejtësisë në vend.

"Krahas diskutimeve mbi masat e marra nga Gjykata e Lartë për të organizuar me sa më efektshmëri situatën në të cilën ajo ndodhet për uljen e backlogut, në takim u diskutua edhe mbi nismën e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, si një vlerë e shtuar në performacën e kësaj gjykate, si edhe angazhimi për plotësimin e trupës së gjyqtarëve në vijimësi, e cila do të finalizojë me sukses edhe emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq