Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së ish kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Peqinit, Albert Kreci. Të shtënat e dy netëve më parë, fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa një prej plumbave ka prekur depozitën e ujit në çatinë e vilës katërkatëshe.

(Depozita mbi çatinë e vilës, e qëlluar me armë)
Ngjarjen e ka dënuar edhe deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi. Sipas tij, ngjarja ka prapavijë politike, ndërsa akuzon Policinë se ka tentuar ta fshehë incidentin dhe ta kalojë në heshtje. "Para dy ditësh, është goditur me kallashnikov shtëpia në Pajovë e ish kandidatit për kryetar bashkie të Peqinit, Albert Krecit. Goditja duket se është bërë për arsye politike nga falanga të krimit që sot janë afër Edi Ramës dhe që kërkojnë me dhunë të kontrollojnë zona të cilat i quajnë të tyret, sipas ndarjes influente mafioze që i ka dhënë kapobanda në krye të qeverisë. Policia, m.gj.s ka pasur dijeni për ngjarjen, është munduar ta fshehë dhe ta kalojë në heshtje. Nuk ka marrë asnjë iniciativë për të hetuar ngjarjen. Me siguri nuk i ka dhënë leje krimi ta bëjë atë që ajo e ka detyrim. Vetëm pas kallëzimit të familjarëve, policia formalisht ka pranuar ngjarjen pas fakteve te pakundërshtueshme, por nuk ka ndërmarrë asnjë aksion për të gjetur autorët. Madje dhe mediave i ka refuzuar t'i bëjë njoftim për ngjarjen kriminale", u shpreh deputeti demokrat.

(Gëzhoja e gjetur pak metra larg shtëpisë së Albert Krecit)
Sipas Boçit, autorët nuk kanë ikur si gjithmonë në drejtim të paditur, por janë "në drejtimin e duhur" të mbështetjes nga strukturat politike me veshje shtetërore, të inkriminuara të Ramës. "Kjo është një arsye më shumë që ligji i dekriminalizimit në politikë e administratë të fillojë të ushtrohet sa më shpejt", tha më tej, Luçiano Boçi.
Albert Kreci ka qenë kryetar i komunës Pajovë prej 2 mandatesh, i zgjedhur si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com