TIRANE- Ti blesh fëmijës një lodër, apo edhe kur lyejmë shtëpinë duhet të jemi të vëmendshëm ndaj plumbit që përmbajnë bojërat në këto produkte pasi mund të rrezikojnë shëndetin tonë e sidomos atë të të vegjëlve. Alarmi jepet nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, pikërisht në javën e kujdesit ndaj plumbit në bojë, ndërsa theksojnë se problemi më i madh është te bojërat e vjetëruara. "Plumbi përdoret në bojëra, si pigment, ashtu dhe si agjent tharës.