Elseid Hysaj ka lënë pas periudhën e vështirë me Carlo Ancelotti-n te Napoli pasi tani mbrojtësi është rikthyer në një titullar fiks me ekipin e Gatusso-s. Gjithsesi kjo nuk i ka larguar zërat se në verë mund të gjejë një destinacion tjetër, duke patur parasysh edhe fatin që është në muajt e fundit të kontratës.
Për këtë çështje ka folur së fundmi menaxheri shkodranit Mario Guiffredi, i cili ka thënë:
“Hysaj u kthye për të bërë atë që bëri në kohën e Sarrit, përformanca shumë të mira. Jemi të lumtur, ai ka treguar se ka qenë gjithmonë një lojtar i shkëlqyer si në kohën e Sarri. Me Gatuzon ai rifilloi performancat e tij të zakonshme. Ne po flasim për rinovimin, edhe pse nuk është e thënë se ai do të qëndrojë te Napoli në qershor. Edhe për mua në një nivel personal të kesh dy lojtarë në të njëjtin rol nuk është një gjë e bukur. Dëshira ime është ta largojmë Elseidin nga Napoli. Rinovimi mund të jetë gjithashtu një mjet për ta shitur më mirë gjatë verës.”

Komente

