Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Armand Broja, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. 18-vjeçari i cili është përdorur si një xhol nga ekipet e moshave te Chelsea, pasi herë ka luajtur te U-19 herë te U-21 dhe së fundmi shënoi me U-23, ka firmosur kontratën e parë si profesionist me blutë e Londrës.
Lajmi është dhënë nga vetë Broja i cili në rrjetet sociale për këtë arritje ka shkruar: “Falenderoj prindërit e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë mua dhe më kanë ruajtur shpinën. Nuk do të isha këtu ku jam pa ndihmën e tyre.”
Broja është cilësuar si një talent i madh dhe raportimet nga Anglia thonë se Lampard e ka në mbikëqyerje futbollistin për ta marrë në ekipin e parë.