Po gabojmë rëndë / Ja çelësi i humbjes së peshës, Altin Joka: Nuk ka lidhje me kaloritë, por me…

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për temën se përse disa njerëz nuk humbasin peshë pavarësisht se ndjekin disa formula të humbjes së peshës. Sipas Altinit faji për mos humbjen e peshës janë hormonet që janë një element shumë i rëndësishëm fiziologjik dhe metabolik.

”Ne kemi parë që obeziteti është rritur shumë dhe industria e dobësimit gjithashtu, ku çdo vit harxhohen mbi 265 miliard dollarë për këtë industri dhe nuk ka një zgjidhje definitive, por njerëz që dobësohen dhe më pas e rifitojnë peshën” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kaloritë nuk janë aryesja e obezitetit se në atë rast obeziteti do të quhej çekulibër kalorik.

”Shkaku kryesor për obezitetin janë pikërisht hormonet, pasi trupi nuk i numëron kaloritë dhe thelbi është sistemi hormonal që punon në bazë të homeostazës, që njihet si termostati yndyror i trupit tonë.”Homeostaza është një mekanizëm që ruan të gjithë ekulibrin tonë të brendshëm dhe nëse trupi ynë nuk do kishte këtë “termostat yndyror” pesha jonë do luhatej çdo ditë” shtoi ai. ”Për të ulur nivelin e peshës, ne duhet të balancojmë hormonet në homeostazë dhe jo të merremi me kaloritë” nënvizoi Altini. Sipas studimeve, kur njerëzit ulin kaloritë, trupi gryhet nga nivelet hormonale dhe për pasojë trupi i rifiton kilet e humbura menjëherë. Metabolizmi ynë ndahet në tre faktorë që janë marrja, magazinimi dhe përdorimi i kalorive dhe balancimi i këtyre tre proceseve krijon mbipeshën.

”Pesha në trup shkaktohet nga niveli i insulinës që do të stabilizojnë glukozën dhe që lidhet drejtpërdrejtë me mbipeshën” shtoi ai, duke theksuar se njerëzit duhet të hanë si zogu, ndaj dhe francezët konsumojnë shumë ushqim, por hanë gradualisht. Po kush janë 8 hormonet bazë që luajnë rol të rëndësishëm? E para është insulina që ruan glukozën. Për të ulur nivelin e insulinës janë disa protokolle, por më kryesori quhet DES (Dieta, Ushqimi dhe Gjumi) pra nëse kemi një dietë të kontrolluar do kemi nivele më të ulta të insulinës. Elementi i dytë është ulja e porcioneve ushqimore, sidomos në darkë që nuk duhet të konsumojmë shumë, aktiviteti fizik dhe po ashtu gjumi kanë shumë rëndësi, që kur është i destabilizuar sjell rënie në insulinë. Së dyti kemi hormonin grehlin që quhet dhe hormoni i urisë dhe gjatë rënies së peshës ky hormon rritet menjëherë dhe është e kundërta e leptinës, që është dhe hormoni i rradhës dhe aktivizohet 20 minuta pas ushqimit. Hormon tjetër është kortizoli që i kombinuar me adrenalinë, punon për të rritur energjinë e trupit. Kortizoli ngrihet nga niveli i stresit dhe vetëm ngrënia e ushqimeve me fibra të shëndetshme mund t’a normalizojë. Inkretina është hormon tjetër që lidhet me peshën. Më pas kemi dhe neuroptidin që rrit oreksin dhe redukton shpenzimet e energjisë.

”Duhen shmangur dietat me nivele të larta të sheqerit, të pijeve me gaz” tha Altini. Më pas kemi dhe peptidin 2y që prodhohet në zorrë dhe quhet dhe hormoni i ngopjes. Gjithashtu kemi amilinën që aktivizohet për të zbrazur stomakun. Në fund është dhe hormoni Ckk që është dhe hormoni që zbërthen proteinat. Disbalanca e këtyre hormoneve mund të na çojë në obezitet apo në një trup të shëndetshëm, pra niveli i kalorive është një shkak sekondar dhe jo kryesor në rënien në peshë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRI)

Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRI)