TEPELENË- Një 50-vjeçare është mbytur në lumin Vjosë, në përpjekje për të shpëtuar thesin me bimët medicinale që kishte mbledhur.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se viktima është identifikuar si Eli Beqiri, e ndërsa ka mbetur e lënduar S.Sh. Mësohet se dy gratë po ktheheshin nga mali i Trebeshinës për të mbledhur bimë medicinale. Por rrjedha e ujit ka marrë thesin me bimët medicinale dhe fatkeqësisht edhe jetën e 50-vjeçares në përpjekje për të shpëtuar "bukën e fëmijëve" të saj.
S.SH ia ka dalë që të shpëtojë vetën, duke marrë lëndime në trup.Ajo është dërguar në spitalin e Gjirokastrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.