Leondardo di Caprio tashmë ‘figurë’ e mbrojtjes së Vjosës: Të behet Park Kombëtar! Do të gjeneronte 1.5 milionë vizitorë në vit dhe 20 milionë euro të ardhura

Leondardo di Caprio tashmë ‘figurë’ e mbrojtjes së Vjosës: Të behet Park Kombëtar! Do të gjeneronte 1.5 milionë vizitorë në vit dhe 20 milionë euro të ardhura

Leonardo Di Caprio dhe Vjosa

Aktori i njohur Leonardo di Caprio është bërë tashmë një nga personazhet më të njohura për mbrojtjen e Lumit Vjosë në Shqipëri, i cili vazhdimisht ka kërkuar të bëhet Park Kombëtar në mënyrë që të mbrohet nga projektet që mund ta dëmtojnë.

Përmes një videoje në Instagram, aktori shprehet se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura. Gjithashtu do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo pozicion në parkun kombëtar.

Në fund Leonardo i ka bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e peticionit, për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e Oarkut Kombëtar të Vjosës.

Postimi i plotë i aktorit:

Aktivistët me “Blueheartrivers” kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, përvec të tjerave. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

Shkoni në bio dhe bëhuni pjesë e peticionit për të shtuar zërin tuaj për të bërë Vjosën Park Kombëtarë.

Vetëm pak kohë më parë, kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgow, Skoci, pjesë e së cilës ishte edhe aktorin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, ku të dy janë takuar për të folur rreth mbrojtjes së Vjosës.

Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë. Aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e 'egër' në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se  këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja