U kthyen nga Greqia, zgjidhet problemi i emigrantëve që e kaluan natën në tokën neutrale, pala shqiptare: Letër nga konsullata për të hyrë (VIDEO)

Disa shqiptarë mbetën të bllokuar prej orës 02:00 të mëngjesit deri mesditën e sotme në piken doganore të Kapshticës në toke neutrale sepse nuk mund të kryenin procedurat në sportelet e palës shqiptare duke mos qenë të pajisur me dokumentin nga ana e konsullatave në vendet respektive ku jetojnë.

Emigrantët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë treguan se kanë kaluar pa asnjë problem në doganën greke. Të shumtë kanë qenë dhe familjarët që i prisnin në doganë me autorizimin përkatës për t'i transportuar në banesat e tyre. E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën doganore të Kakavijës, prej orës 03:00 të mëngjesit rreth 20 shqiptarë nuk u lejuan që të kalojnë.

Ndërkohë pas ndërhyrjes nga autoritetet ata u lejuan të kalojnë edhe sot por nga nesër nuk do të lejohet më hyrja e tyre pa një dokumentacion nga ana e konsullatave në vendet respektive ku jetojnë, si masë në kuadër të situatës nga koronavirusi në vend. Të gjithë ata që futen në territorin shqiptar duhet të vetëkarantinohen për një periudhë 2 javore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!