'Po lundrojmë mes dallgëve të egra', mjeku Tritan Kalo: Virusi tinëzar sulmoi disa nga radhët tona, por do ja dalim

'Po lundrojmë mes dallgëve të egra', mjeku Tritan Kalo: Virusi tinëzar sulmoi disa nga radhët tona, por do ja dalim

Mjeku Tritan Kalo në fillim të muajit të ri, por vendimtar për Shqipërinë për të parë ecurinë e koronavirusit, ka bërë një status falenderimi dhe mirënjohje të kolegëve të tij që e nisin dhe e mbyllin ditën duke u kujdesur për pacientët e infektuar. Ai ka theksuar se në këtë luftë, dita nis me shkëmbim të mendimeve, eksperiencave dhe informacioneve për situatën dhe si të trajtojnë më mirë pacientët e infektuar me COVID-19.

Kalo gjithashtu nuk lë pa përmendur edhe mjekët e prekur nga ky virus, duke u thënë se pavarësisht se u larguan nga ky 'virus tinëzar', ato shpirtërisht mbeten pjesë e mjekëve në frontin e luftës.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

"1.04.2020…Dita e parë e një muaji të ri….Beteja ndaj COVID-19 vazhdon dhe fundi i saj ende larg, por ka edhe dritë në fund të këtij tuneli. Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin roje: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….jemi të gjithë në vijën e parë të betejës….disa përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinëzar…janë në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, por pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….puna në ekip kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…koha kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..jemi të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore covid-19”….ju lutem na dëgjoni dhe na respektoni…..ju duam, po ju gjendemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..bashkë ne do ja dalim pa as më të voglin dyshim!!!....muaj të mbarë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane