Po ndiqej nga një dron rus, ministrja gjermane Baerbock ndërpret vizitën në një qytet ukrainas

Po ndiqej nga një dron rus, ministrja gjermane Baerbock ndërpret vizitën në një qytet ukrainas

Annalena Baerbock në Kiev

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ndërprerë vizitën që kishte planifikuar në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv për shkak se po ndiqej nga një dron rus, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Edhe anëtarëve të delegacionit të saj iu kërkua më herët që të ktheheshin me nxitim në mjetet e blinduara, ndërsa përgatiteshin për të vizituar ujësjellësin e qytetit. Droni vazhdoi të ndiqte makinat në lëvizje për pak kohë dhe një alarm ra në Mykolife, por nuk pati sulm.

Baerbock më herët njoftoi se Gjermania do të ofrojë100 milionë euro shtesë (108 milionë dollarë) në ndihmë humanitare për Ukrainën për të mbështetur furnizimin me ujë, spitalet dhe strehimin, raporton Rel.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja