POGRADEC- Një 53-vjeçar ka qenë duke pushuar në Liqenin e Pogradecit, mirëpo këto pushime iu kthyen në një tragjedi. Agron Keta u përplas nga një kamion që po pastronte vijën liqenore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Rreth orës 13:50, një orar që në fakt zona ka qenë e mbushur me pushues, ndërsa kamioni ka qenë duke pastruar, që siç shihet edhe nga videot që Report Tv sjell ai është i mbushur me inerte. Për shkak të një pakujdesi, drejtuesi 31-vjeçar Denis Piperi ka goditur pushuesin.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho raporton se 53-vjeçari u dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit dhe më pas iu nis drejt Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka fraktura në kokë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
U përplas nga fadroma teksa pushonte në Liqenin e Pogradecit, 53-vjeçari niset drejt Traumës

1691586849_Screenshot2.jpg

Pushuesi i cili u godit nga fadroma në Liqenin e Pogradecit është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Pas kontrollit në spitalin e Pogradecit pushuesi po transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

I aksidentuari Agron Keta ka marrë fraktura të forta në kokë, gjendja e tij po rëndohej në spitalin e Pogradecit dhe u kërkua helikopteri për transport të shpejtë te Trauma.