Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së

Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së

Ajo që një pjesë e politikës, medias, opinionit publik po bën me zëdhënësen e trupës së re OFL, krijuar për gjurmimin dhe sekuestrimin e pronave të krimit të organizuar, nuk ndryshon me gurët që talebanët u kanë hedhur në trup e fytyrë grave dhe vajzave të akuzura për veprime jo të pëlqyeshme e të aprovueshme nga mendjet talebane.

Që në krye të herës, kësaj kategorie linçuesish publikë tashmë profesionistë të së keqes, nuk i pëlqeu se një formim i ri po i afrohej pasurive të krimit të organizuar. Pa pritur as 10 ditë për të parë të paktën se si do të punojë e funksionojë OFL e SPAK, pa u thënë punë të mbarë, pasi qëllimi, të paktën, duket të jetë ai që për 30 vite pjesa e shëndoshë e shoqërisë shqiptare ka dëshiruar, janë hedhur në një sulm të paprecedentë antishtet por sidomos antiindividë, sikur nuk janë hedhur kurrë më parë për çështje të tjera të një rëndësie mbarëkombëtare.

Janë të njëjtët njerëz që nuk panë nga u qëlluan 4 të vrarët më 21 janar, janë të njëjtët njerëz që nuk panë e nuk dinë si ndodhi Gërdeci, janë të njëjtët njerëz që nuk shohin vilat gjigande të politikanëve, të gjykatësve, të prokurorëve, të gazetarëve që u pasuruan dhe jetojnë falë parave të krimit e duke marrë, duke mbyllur hundët, rrogat prej tyre. Këta njerëz sot deshën me çdo kusht të mësojnë emrin, por sidomos të shohin e të tregojnë në sy, sidomos të kriminelëve, vajzën me flokë të verdhë, apo “bjonden seksi” siç vetëm seksistë e manjakë dinë të përcaktojnë një grua. I pabesueshëm "mëkati" i zëdhënëses së OFL: prej tri ditësh po bën publikë pronat në verifikim të eksponentëve të krimit, të paprekura në gjithë këto vite. Dhe për këtë arsye "talebanët" tanë kanë marrë gurët në duar. Janë të njëjtët njerëz që nuk do të guxonin ta bënin të njëjtën gjë me një zëdhënës të maskuar të RENEA-s, pasi do të kishin frikë, si skuthë, muskujt e burrave. Këta nuk kanë frikë një grua siç nuk do të kenë asnjë brerje ndërgjegje nëse i ndodh nesër e pamenduara. Për fat të keq, janë ekzaktësisht të njëtat fytyra të shumë viteve më parë që i rrihnin shpatullat e bënin solidaritet me policin që kishte vrarë e hedhur në kanal bashkëshorten, nënën, vajzën e dy të moshuarve.

E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar, ka vetëm një anë pozitive: Tregon gjithnjë e më hapur hendekun mes shqiptarëve që kërkojnë një Shqipëri drejt Europës, Perëndimit dhe normalitetit me gjithë mundimet e sakrificat, dhe atyre, që me çdo formë e çdo kusht shohin drejt errësirës. Fanatikë e ekstremistë janë frymëzuesit e tyre, por pas diktaturës, Shqipëria nuk ka dëshirë të tërhiqet më drejt së keqes.

Gjithmonë pas natës, është e pashmangshme ardhja e dritës. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 07/02/2020 07:40

    Dhe imagjinoni njerez ta mar drejtimin e vendit grupi taleban opozitar i shqiperis pd_lsi_medi etj............jo jo mos e dhente zoti ajo rac u shofte nje her e mir

    Përgjigju
  • lorina: 06/02/2020 13:15

    Po cfar keni o plera qe mereni me kete vajze, po te keni b*the o qelbesira si ju qe shkruani dhe medjat qe i botojne dilni me figure kondra ketyre krimineleve te rezikshem. A nuk i shikoni qe ne medjat nderkombetare analoget e saje dalin me kapuc. Plerat plerat ngelen dhe ata qe shkruajn kondra kesaj bukuroshe Zoti ja dhente te njerezit e shtepise. Qelbesira te ndyr ne ferr shofshi....

    Përgjigju
  • Klodi: 06/02/2020 10:49

    Trima shqiptaret. Sot duket kush e ka tamam per ti shfaros krimat e krimit e kush qan per ata. Ndersa sa per sulmet ndaj zedheneses edhe kjo eshte tipike e legenave qe jane me shumice sidomos ne media

    Përgjigju
  • Tutu: 06/02/2020 09:51

    Pas drejtesise media ( shumica e saj ) ka qene mbeshtetesja dhe justifikuesja e e krijimit te gjith rrjetes te merimages te krimit politik dhe ordinener.... jane mercenaret e zinje te krimit qe vazhdimisht kane qene ne sherbim te tij...

    Përgjigju
  • Shqip: 06/02/2020 08:38

    O popull q jeni si delet e keqja nuk vjen na njerzit q thot olf e keqia vjen na politikanet q marin miljona euro na populli e i fusin n xhep dhe kte e bejn per t hequr vemendjen na politikanet q vjdhin varda kaq nuk kuptoni

    Përgjigju
  • Artan Caushi: 06/02/2020 08:02

    Nuk duhet te degjohet me fjala *"tranzit*" . Ka kaluar koha .

    Përgjigju
  • OFL. do ti shpartalloje ato te Fortet..: 06/02/2020 07:39

    Qofshin Politikane apo Ordinere ,, OFL eshte fryte ,,i. USA dhe i Evropes ..Populli me ne fund,, nuk do te Trembet me nga Kriminelet.. Ata qe kritojne keto ,, jane Frikacak Kriminele ,sidomos ata Politikane qe NUK dine se ku i Kane Milionat dhe Vilat e fshehura...

    Përgjigju
  • Inspektori: 06/02/2020 01:49

    E shkreta Alba dhe populli qe komenton qe nuk e ka kuptuar akoma se kritikat nuk jane per vajzen bjonde me kshu e ashtu e ku di une. Por me ate qe po perfaqeson, si ajo arriti aty ku eshte, si ajo po i qaset shoqerise qe ashtu sic e the ti ngjan me ato deklaratat e talebaneve me maska ku thonin "DITE TE ZEZA DO VINE PER JU". Po ne cvend te evropes ma pe moj Alba kete model? A e di ti se kur formohet nje force speciale? Ca munde te beje kjo OFL qe smund ta bente asnje njesi tjeter e policise? Te lumte Alba porosi e kryer me SUKSES !!! Me kthe pergjigje ketu po e publikuat !!!

    Përgjigju
  • Populli: 06/02/2020 00:42

    Të lumtë Alba,që ju çjerr fytyrën e ndyrë këtyre avokatëve të krimit.Po t'u jepet mundësia, këta mund edhe të të vrasin fizikisht,sidomos gratë e vajzat, sepse ndihen të frikësuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr