Po shkëlqen me Atalantën, agjenti: Inter dhe Schalke duan Gjimshitin

Sezoni nisi me shumë ulje ngritje për Berat Gjimshitin, por mbrojtësi i Atalantës tani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Gasperinin. Në ndeshjen e Kupës kundër Juventusit ai shkëlqeu në mbrojtje, duke u vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. Ata shkruajnë se futbolllisti i kombëtares shqiptare luajti me tru ndaj Ronaldos me shokë, duke ia minimizuar në maksimum rastet para portës të mbrojtur nga Berisha.

Vetë 25-vjeçari pas ndeshjes u shpreh: "Ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar gabimet që ndodhën kundër Romës. Në këtë ndeshje mbrojtëm dhe sulmuam së bashku. Në fund erdhi një fitore që na jep motivim për të arritur objektivin tonë.”

Paraqitjet e mira të futbollistit nuk kanë kaluar pa rënë në sy. Pas fitores me Juven kanë befasuar jo pak deklaratat e agjentit të Gjimshitit, Milos Malenkovic, i cili ka deklaruar: 

“Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Shalkes, por e nuk e di ku kanë marrë informacion. Nëse marrin parasysh faktin se si po luan me Atalantën, unë do të investoja 10 milionë euro. Rritja e tij është një tjetër demostrim i punës së madhe që po bën dhe nuk dua të shtoj gjë tjetër.”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja