Po shkëlqen te Erzeni, garë mes Shqipërisë dhe Kosovës për talentin e mesfushës

Po shkëlqen te Erzeni, garë mes Shqipërisë dhe Kosovës për talentin e mesfushës

Adnard Mehmeti

Erzeni është surpriza e bukur e këtij sezoni në Superligë. Skuadra e Xhevahir Kapllanit mban vendin e pestë në renditje me 17 pikë, dy më pak se vendi i dytë. Paraqitja e mirë e shijakasve ka bërë që kërkesat për lojtarët të jenë të mëdha.

"Gazeta Blic" në Kosovë bën me dije se mesfushori 21 vjeçar Adnard Mehmeti është në planet e Shqipërisë dhe Kosovës. Lojtari nga Vushtrria ende nuk ka luajtur as me përfaqësuesen e Kosovës dhe as me kombëtaren kuqezi.

I gjatë 1.90 metër dhe i fortë në mesin e fushës, Mehmeti ka luajtur 11 ndeshje si titullar këtë sezon duke koleksionuar 966 minuta. Statistikat impresionuese të djaloshit kanë bërë që për të të ketë interes, me lojtarin që do duhet të vendosë se cilën fanellë do vesh në të ardhmen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'