TIRANË - Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës teksa po tentonin të shkëmbenin drogë në Qendrën Tregtare Univers, në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhej fjalë për 1 kg e 12.4 gramë heroinë , e cila do të shkëmbehej në parkingun e QTU-së, mes tre të arrestuarve. Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë vuri në pranga Elis Mali(Sefa) 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, Elsi Rroshi 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë, Aldo Leka, 23 vjeç, lindur ne Bulqizë dhe banues në Tiranë, të tre të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ”Parkingu”.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, në momentin kur ata po bënin pazaret me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre Volswagen Golf në të cilën ndodheshin tre personat u gjend heroina e cila u sekuestrua nga ana e Policisë. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  edhe 3 telefona celulare dhe automjeti. 

Policia po punon gjithashtu për identifikimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet kriminal.

heroina

heroina

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)