GJIROKASTËR- Kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës teksa po shkonte në Bularat për ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas. 

Në postbllokun e ngritur në lagjen Punëtori në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.  Sipas gazetarit të Report Tv, përveç Bejlerit, në komisariatin e Gjirokastrës po mbahen momentalisht edhe shtetasit Robert Bollano, Vasil Gjezo, Nisi Guma, dhe dy shtetas të tjetrr, ende të paidentifikuar.

Fredi ose Dionis Beleri nga Himara dyshohet se ishte pjesmarrës me grupin grek MAVI më 10 Prill 1994 kur edhe u vra ushtari shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena. Vrasje e dy ushtarakëve shqiptarë ndodhi në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër. 

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Në nder të tij për të kryer homazhe në varreza dhe në meshë kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.