Po u dënove për krime zgjedhore 10 vite s'del nga Shqipëria/ PD: Rama po kërcënon shqiptarët

Po u dënove për krime zgjedhore 10 vite s'del nga Shqipëria/ PD: Rama po kërcënon shqiptarët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nesër në Kuvend do të miratohet një ndryshim në Kodin Penal që parashikon ndalimin e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit nga 5-10 vite nëse do të dënohen për krime elektorale. Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike shprehet se pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë.

"Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes.

Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin" deklaroi .

Bashkitë e drejtuara nga PD-ja të mbështetura nga militantët kanë bllokuar KZAZ-të, ndërsa në disa prej tyre kanë shqyer dyert me forcë duke djegur materialet zgjedhore.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mrekulli: 19/06/2019 15:00

    ne kete menyre mbrohet dhe imazhi i shqipetareve neper bote.shkelqyer.po te doje qeveria e kap leprin me qerre o PDista dhe LSIsta.atje ku duan te shkojne shqipetaret(be) votohet o bageti nuk vihet zjarr.me mire tu mbyllin dyert biles me mire mos ju lene te zbrisni as nga mali vicidolit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën