‘E dua burrin si Luizi’, RTSH shkarkon spikeren në Gjirokastër, gazetarja: U morën me ‘skandalin’ tim e harruan vjedhjet me tendera

RTSH ka pushuar nga puna spikeren Eri Muco, e cila në janar të këtij viti, bëri një deklaratë të papritur në mbështetje të Luiz Ejllit, konkurrentit të “BBV”, i cili ishte kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut.

Në një video që qarkulloi në rrjet, gazetarja, duke hapur edicionin informativ thotë: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem, bashkëshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që RTSH-ja ta shkarkojë nga puna. Në një shënim në rrjetet sociale gazetarja shkruan se drejtuesit u morën me ‘skandalin’ e saj dhe jo me skandalet e vërteta siç janë vejedhjet me tendera e bindjen e verbër ndaj politikanëve.

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë, por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha, madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

Ajo çka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë, e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të cilët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre.

Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se në ç’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta siç janë Punësimet pa asnjë kriter. Vjedhjet me tendera e karburante. Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera!

Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni “Fjalës së lirë”, pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh.

Rrugëtimi im vazhdon, mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën!”, shkruan gazetarja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elton: 09/05/2023 11:08

    kjo akoma se kupton se se ka te nenes ate televizionin ,mos te permendim edhe qe eshte tv kombetar ....ke pergjegjesi te tregosh seriozitet dhe ti mbash per vete deshirat dhe endrrat apo opinionet e dashur ,lexo skaleten dhe ik ne shtepi .....

    Përgjigju
  • Luisi Mashtruesi: 09/05/2023 08:39

    O Spikere e TV Gjirokastrës, më mirë hiç ose të martohesh me ndonjë Qën të ligë se sa të kesh bashkëshort një mashtrues si Luisi.

    Përgjigju
  • FATKAR GAXHI XHAFAJ: 09/05/2023 07:09

    O spikere e TVSH ty ta kan öuajtur fen moj tallash nga trut, po pse te televizori babajt tënd je mor idjote ? Po dhe aty të jesh prap sbëhet ajo deklarat. Ti vetëm bur si bixhozxhiu Öuiz mund të marësh se burr tjetër stë mer ty se je debile e ler. E për sa i përket vjedhjeve tani u kujtove ti ti denoncosh. Pse si denoncove më përpara ti moj bib.

    Përgjigju
  • Joey: 09/05/2023 05:00

    Ndoshta ti do si Luizi, por të tjerat nuk duan si ai, por duan burrë për shtëpi ose pamvarësi nga burri. Dmth nuk duan burra fare.

    Përgjigju
  • Meri: 08/05/2023 23:17

    Gazetar/e si ty,nuk duhet të lejohen të punojnë asnji minut në TV,nuk keni respektë për poblikun qe iu ndjek.Akuzat që përmënd per tē tjerët,do të ishte e ndershme,t'i kishe bër para se të largonin nga puna,tani po e bën për hakmarrje,dhe ky gjest,ti heq edhe ato pak vlera që mund të kesh patur.

    Përgjigju
  • Ser: 08/05/2023 22:54

    Eshte tvja e popullit Shqiptar jo privat! Kjo spikra e tvsh,se nuk duhet ta hapte lajmet me nje thenje private,siç ajo e nisi emisionit! Tani ajo se shpejti dote punsohet te TV Syri Net.

    Përgjigju
  • Edora: 08/05/2023 20:44

    O Eri Muco, moj gazetare qe kerkon te informosh miletin. Jo te te heqin nga puna por edhe te mos ta japin kurre te drejten per pune si gazetare. Gazetare si ju eshte turp te kesh. U leshuan idiotet e tel vizioneve dhe kerkojne te ken burra si Luizi . Ku ka arritur shoqeria shqiptare, mendo edhe gazetaret qe duhet te jene pararoja per edukimin , jane qelbi i shoqerise, antivlerat e Shqiperise. Nuk mund te kaperdij ate shijen e keqe dhe te neveritshme qe ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise te votohet per antivlera, per kumarxhinj dhe dembele si. Luizi qe nuk kane punuar kurr, per kercenues dhe mashtrues qe na e kane bere jeten te pamundur ne Shqiperi. Luizi eshte nje simbol i te gjitha ketyre antivlerave ku dhe vete nuk e besonte se do te kishte njerez qe do ta mbeshtesnin me ato qe i dinte per veten e tij.Fhe gazetarja na dashka nje burre si Luizi. Sa pa shprese eshte ky vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!