'Faleminderit futboll', Ajax publikon video motivuese

 'Faleminderit futboll', Ajax publikon video motivuese

“Është e pabesueshme. Faleminderit futbollit , faleminderit futbollistëve të mi pasi janë heronj. Pjesa e dytë ishte fantastike dhe e pabesueshme”.

Shumë i emocionuar trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino ka komentuar arritjen e skuadrës së tij për herë të parë në një finale të Champions League. Argjentinasi komenton:” Faleminderit tifozëve ,ka qënë e vështirë por përjetuam një natë magjike dhe jam shumë i lumtur që jam trajner . Të gjithë lojtarët e mi janë heronj por Lucas është superheroi” e mbyll Pochettino.

Fernando Llorente që prishi ekuilibrat në pjesën e dytë duke ndihmuar shumë skuadrën e tij është i lumtur që pas finales së humbur kur ishte pjesë e Juventusit ka një tjetër mundësi për të triumfuar këtë herë në finalen ndaj Liverpool.

Ndërkaq pas eliminimit të dhimbshëm në gjysmëfinalet e Champions klubi i Ajax ka publikuar një video motivuese për futbollistët dhe tifozët ku shkruhet:” Kokën lart pasi sezoni nuk ka përfunduar”./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit