Elhaid Cufi është një emër i njohur për të gjithë të rinjtë. Poezitë e tij marrin me mijëra pëlqime në rrjetet sociale dhe janë frymëzim për shumë të rinj. Ndjenja, shpirti I pastër dhe dashuria janë karakteristike të një poeti të lindur, e duket se te Elhaidi mishërohen të gjitha këto.
Ai foli sot në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” për suksesin e librit të parë të tij me poezi, “I varfën me zemën të pasun”, të publikuar në Panairin e librit, e që po botohet për herë të katërt. Kur po shijon këtë sukses, ai njofton se shpejt do të botojë dhe të tjerë libra.
Ndërkohë, për kënaqësinë e shikuesve të “Rreze Dielli” ai ka interpretuar poezinë e tij “Premtimi”. Një poezi dashurie që të rrënqeth deri në qeliza, por a ia dedikon dikujt I riu nga Shkodra?
“Kjo është një poezi për ata që duhen, për ata që I premtojnë njëri tjetrit një dashuri të madhe dhe që I dedikohen me sinqeritet e besnikëri atij që duan”, shprehet Elhaid Cufi në “Rreze Dielli”.