Poezi nga Kristín Bjarnadóttir

Poezi nga Kristín Bjarnadóttir

Autorja Kristín Bjarnadóttir

Kristín Bjarnadóttir ka lindur në Blönduós të Islandës më 29 Maj 1948. Përgjatë 1988 - 1989 ka kryer një kurs për skenariste në Institutin Dramatik (Dramatiska Institutet), si edhe ka studiuar filozofi dhe letërsi në Universitetin e Goteborgut në Suedi. Bjarnadóttir ka punuar në teatër për dy dekada, si aktore, mësuese e dramës, përkthyese dhe dramaturge. Për një periudhë të shkurtër kohore, në bashkëpunim me poeten e shquar islandeze Nína Björk Árnadóttir ka punuar në radion kombëtare islandeze, me programe për teatrin dhe letërsinë skandinave. Vëllimi me poezi Sepse peizazhet janë të tuat (Þvíaðþitterlandslagi) u botua më 1999. Krijimet e saj poetike, prej vitit 1979 janë publikuar në revista dhe antologji të shumta. Bjarnadóttir ishte një nga gjashtë poetët skandinavë që morën pjesë në festivalin e poezisë Norden möter Mekong (Scandinaviameets the Mekong) në Kamboxhia në Qershor të vitit 2009. Bjarnadóttir, së bashku me poeten suedeze Anna Mattsson, e kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016 dhe kanë lexuar krijimet e tyre poetike në disa biblioteka dhe shkolla në Fier, Berat, Lezhë dhe Durrës. Në 2017 dhe 2019 Bjarnadóttir ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetin letrar “Ditët e poezisë suedeze” në Shkup, ku është takuar me poetë të tjerë shqiptarë.

Poezi nga Kristín Bjarnadóttir

Rroba për kukulla

Për të bërë rroba kukullash.
Kjo ishte sfida ime e madhe. Si rrobaqepëse.

Si të isha stiliste. Si një çupëlinë.

Ishte e lehtë të merrje çka mbetej nga fabrika

kur nëna priste rrobat për të rritur.

Kukullat ishin të vockla. Kukulla vajzash. Pikërisht për të kënaqur zgjedhjet e mia.

Ishte më keq me kukullën time të preferuar

e cila kishte një fustan blu të bërë prej plastike.

Gjithë i mbërthyer qe fustani i saj

Kështu ajo mund të ecte lehtësisht.

Ishte një sistem modern, për atë kohë.

Në mënyrë që të mund të qenë vendosnin njërën këmbë në këpucën e zezë me shkëlqim

përballë tjetrës po në një këpucë të zezë me shkëlqim.

Kështu ndodhi kur kukulla e veshur përgjithmonë me blu mori ndihmë.

Gjëja më e vështirë ishin sytë. Në fillim

ata duhet të mbylleshin nëse e ngrije kukullën horizontalisht në ajër

dhe pastaj ata do të hapeshin përsëri kur ta vendosnim drejt.

Një kukull pra që mund të hapte dhe mbyllte sytë.

Askush në oborr nuk kishte një kukull të tillë. Ishte e imja.

Por sytë ranë nga sipërfaqja dhe u zhytën thellë në kokë.

Nuk kisha më një kukull me sy blu, por vetëm një kukull me sy kuisës.

A ishte vallë faji im?

Kundërshtì
Në botën time prej djali jam e fortë. Aty jam pushtuesi. Bëj gjëra të hatashme.
Bëj vërtetë punë të rënda. Sjell sasi të mëdha uji për të përgatitur çimenton. Ndërtime përnjëmend të rënda.
Po, vërtet. Jam punëtor ndërtimi. Jam përgjegjës. Unë jam bari.
Mblidhja delet asaj pranvere dhe s`isha më shumë se njëmbëdhjetë. 400 dele. U deshën shumë orë ngase nuk bindeshin të kthehen në shtëpi.
Pa balon dhe pa Orën1 as unë nuk do të pranoja të kthehesha në shtëpi. 
Rrija gjatë nëpër punë. Përhumbesha pranë ujrave duke tërhequr rrjetat. 
Me peshq rozë që nuk quheshin peshk, por salmon, trofta e peshk karakulli.
E hidhja përsëri rrjetën në liqen. Kjo ishte një çështje besimi.
Rrija me orë të tëra në banjë duke lexuar. Mbyllja derën dhe lexoja.
Isha e ngarkuar me jetën time. Me mendimet e mija kohë pa kohë.
Por përndryshe… ajo vajzë. Ajo mund të shkonte. Ajo nuk më dha asgjë, ishte aq shumë e bindur. Fëmijë i përkëdhelur që i hidhte gjërat mënjanë dhe qaravitej.
Konkuronte të ëmën. Motrat e mia gjithashtu. E me gra të tjera.
Ndërsa mamaja ishte më fantastikja. Ashtu ishte përnjëmend. Gjithçka tjetër ishte e rreme dhe vajzat e dinin këtë.
Ngjyrë rozë e kuqerremtë vajzë rozë budallaqe. Vetëm qiellit të mbrëmjes i lejohej ajo ngjyrë.
Si dhe qiellit të mëngjesit kur nxirrja lopët. Qielli i mëngjesit të verës.
Ose momentet pranë gurit, pranë ujit.
Hulder – është një figurë joshëse e pyllit që ndeshet në folklorin Skandinav. Emri i saj rrjedh një rrënjë që ka kuptimin "e fshehur", "sekrete". Ajo njihet si skogsrå "shpirt i pyllit" ose Tallemaja "Maria e pemës së pishës" në folklorin Suedez dhe "ulda" ne folklorin Sami.

Duket sikur…

Vallëzimi i kujtimeve. Dhe dëshirat e mëdha. 
Koha e vallëzimit të lumturisë
kur ditët dhe netët ishin të pagjuma, 
kur mund të rrije zgjuar e të
shijoje çdo minutë. 
Për të shijuar aromën e mëngjesit dhe 
mbrëmjet e ngrohta në detet e rrezikshme 
me miqtë në muaj e mjalti, 
me të dashuruar në udhëtimin e këngës, 
me dashnoren në tragetin e Finlandës
ëndrra se i përket bashkësisë 
së yllësisë së familjes tënde, 
miq që nuk zhduken. 
Shokë që nuk vdesin miq që nuk heqin dorë
miq që nuk i zhgënjejnë miqtë, 
që nuk martohen me miq që nuk janë
miq të sëmurë 
që nuk janë miq shumë të suksesshëm 
që nuk janë gjithashtu miq të bukur 
që nuk janë shumë të mërzitur, 
jo aq të mërzitur për të qenë jo vetëm
tepër të zgjuar jo shumë të talentuar,  
as kërcimtarë te talentuar 
jo shumë të largët jo shumë të kërkuar 
jo shumë të çmendur jo shumë normalë
jo gjithë çka kërkoj prej tyre ... 
miq ... 
të cilët nuk ju lënë kur ata largohen.
kuaj të çmendur kuaj kalorësish 
kuaj Dalslandik kuaj Islandik kuaj fëmijësh
kuaj familje… Kuaj biçikletë. 
Kuaj-Q Kaubojs. Kaugërls.
Çfare je ti? Kush je ti. Si jeni. 
U krye. Ragdoll. 
Shtëpi qelqi për kukulla. Kukull lodër.

Koha e tangos

Eci drejt tokës pa të nesërme
me horizonte
me tani të pafundme
ku të djeshmet ekzistojnë
si një trup që vuan
apo si një zemër e vjedhur

Sa e verdhë është ngjyra
e tangos
Sa i gjelbër sa i lehtë
sa blu i errët apo i kuq
A ka rëndësi?
Sa prej ylberi
gri gei hetero apo trans

Besimi ka rëndësi
ndërkohë që rrotullohemi
Përqafime të këndëshme në role t`pazakonte
Duke u kujdesur për koshiencën

duke u ndërgjegjësuar
për udhëtimin e çifteve të reja
nëpër çastet e Ngjashmërive
nëpër muzikën që të shtyn
një hap më pranë
truallit të nostalgjisë
dhe të vetmisë gjithashtu
Po rrethojmë rrotullimet
duke përqafuar diellin
ndërsa kujdesemi
Duke dëgjuar…
Shpina ime ka rëndësi
energjia ime i vlen
imazhet e mija të brendshme

ngazëllimi ynë qetësia jonë ëndrrat tona
E sa nga e gjithë kjo është koreografi?
Tangos nuk i duhet
tangoja është hapësirë e padukshme
mes nesh duke bërë foto
t`përbaskëta
Tangoja më këndell
 në këtë  çast

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension