Pogaça me kos, perime dhe kopër
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji vaj (rreth 100 ml)
- 1 filxhan çaji kos
- 1 spec i kuq i grirë imët
- 1 karotë
- 1 tas kopër e grirë
- 1 tas djathë kaçkavall i grirë
- 2 gota uji miell
- 1 pako pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji shafran i Indisë
- 1 e verdhë veze
- Fara susami
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë vajin dhe kosin. Shtojmë specin e kuq, karrotën, koprën dhe djathin. Shtojmë kripën, shafranin e Indisë dhe pluhurin për pjekje. Më pas shtojmë miellin pak nga pak, duke e punuar derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës. Marrim copa sa një arrë e madhe, i rrumbullakosim dhe i vendosim në tavë të shtruar me letër pjekjeje. I lyejmë sipër me të verdhë veze dhe spërkatim me susam. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Komente












