Në Manchester është ndezur alarmi i kuq për Poul Pogba-n, futbollistin e United që ka deklaruar ‘se ka ardhur momenti për një aventurë të re’. Dhe sot, mediat në Spanjë kanë shkruar se Real Madrid ka lëvizur gurët për transferimin e bujshëm, për të cilin thuhet se do të shpenzohen rreth 150 mln paund.
Për këtë arsye Manchester United sipas ‘Mundo Deportivo’ po bën gati planin për të mos qenë e papërgatitur. ‘Djajtë’ me largimin e mefushorit që në 2016 u ble nga Juventus për 105 mln euro, do të hidhen në sulm për dyshen e Barcelonës, Phillip Coutinho dhe Ivan Rakitic.
Braziliani ende nuk e ka gjetur vetën në ‘Camp Nou’ pas një viti e gjysmë dhe për një shumë të majme gjithçka mund të bëhet realitet, ndërsa për mesfushorin kroat formacioni është në pikëpyetje që pas afrimit në Frenkie de Jong.