POGRADEC - Një inspektor Tatimesh është prangosur nga policia e Pogradecit, teksa në mjetin e tij u gjet një sasi prej 20 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa.
 
I arrestuari është shtetasi Adriatik Buzo, ndërsa bashkë me të u prangos edhe Gentian Prifti.
 
Në makinën e dy të rinjve, gjatë kontrollit u gjet sasia e drogës, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)