Pogradec/ Lagjja dhe shtëpitë ku jetuan Poradeci dhe Kuteli do restaurohen! Qeveria jep 650 mln lekë, punimet pritet të nisin në nëntor

Këto rrugica të kalldrëmta të lagjes ‘Topleci’ në Pogradec ku jetuan dy kolosët e letrave shqipe Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli do t’i nënshtrohen restaurimit të plotë. Një kërkesë e kahershme e komunitetit që më në fund ka marrë dritën jeshile nga Qeveria e cila ka akorduar fondin prej 650 milionë lekësh. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka lidhur kontratën me bashkinë dhe tashmë është në fazën e përzgjedhjes së kompanisë që do kryejë punimet.

“Më në fund u hartua dhe u miratua projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rikonstruksionin e fasadave, çative dhe rrugicave të lagjes muzeale ‘Topleci’ dhe rrugës ‘Naim Frashëri’. Brenda 2 muajve të ardhshëm fillojnë punimet”. Do të jetë një pol i ri i turizmit në Pogradec. Eshtë firmosur marrëveshja mes Bashkisë Pogradec dhe FSHZH-së dhe pritet të nisë puna në terren sa të përfundojnë procedurat ligjore”.

Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është kthimi në muze i shtëpisë ku ka jetuar Poradeci dhe rindërtimi nga themelet i shtëpisë ku ka jetuar Kuteli.

“Në marrëveshje me pronarët do të shpronësohet dhe të kthehet në muze, shtëpia e Lasgush Poradecit dhe po përmes marrëveshjes me pronarët do të rindërtohet shtëpia e Kutelit në të njëjtin truall. Pjesë e projektit janë shkolla e dytë shqipe dhe fototeka Cici”.

Punimet pritet të nisin brenda dy muajve të ardhshëm dhe do të zgjasin një vit e gjysmë. Në projekt përfshihen rehabilitimi i plotë i kalldrëmeve, unifikimi i fasadave dhe çative në lagjet muzeale “Topleci” dhe rruga “Naim Frashëri" duke i dhënë një tjetër dimension turizmit në qytetin liqenor.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament