Report TV sjell pamjet ekskluzive nga ndotja alarmante në zonën e “Bregut të Lendinave”, në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku çarja e digës së rezervuarit ka nxjerre në sipërfaqe tonela me mbetje te groposura ketu vite me pare.
Diga e rezervuarit, e rikonstruktuar ne dhjetor te vitit te kaluar nga Bashkia Pogradec, është çarë duke lejuar vërshimin e ujit dhe shpërndarjen e mbetjeve në tokat e mbjella me grure.
Këto mbetje, të cilat ishin kapsuluar prej vitesh nga ish-komuna, janë rikthyer sërish në sipërfaqe, duke krijuar një situatë të rëndë mjedisore.
“Mbetjet urbane u mblodhën para shumë kohësh, u kompozuan e u mbuluan. Para 5 muajsh u rregullua rezervuari, por puna nuk u bë mirë. U ça diga dhe nxori të gjitha mbetjet e grumbulluara poshtë saj. Ka gati dy javë dhe s’ka ardhur askush t’i pastrojë. I bëjmë thirrje bashkisë të marrë masa, nuk mund ta lëmë kështu", thotë Safet Kapa, banor i Çërravës.
Skandali thellohet edhe më shumë duke pasur parasysh se për rehabilitimin e rezervuarit, Bashkia Pogradec investoi 57 mijë euro gjatë vitit 2024.
Çarja e digës jo vetëm e bëri investimin të pavlefshëm, por riktheu edhe ndotjen, e cila tani po përhapet në gjithë zonën, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Ndërkohë, autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende asnjë reagim apo sqarim mbi situatën e rëndë që është krijuar në Çërravë.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
56.8%
-
Jo
35.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks
21 Shkurt, 16:42
-
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! ARRSH udhëzon drejtuesit: Përdorni këto rrugë alternative... (VIDEO)
21 Shkurt, 09:55
-
Shembja dhe çarja e rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, qarkullimi i makinave vijon vetëm në një korsi, drejtuesit: Është një katastrofë
20 Shkurt, 12:03
-
Pamje të frikshme, lumi merr Urën e Gjinikasit në Maliq! Bashkia vendos dërrasa mbi urën e shembur, jeta e banorëve në rrezik (VIDEO)
19 Shkurt, 18:19
-
Korçë/ Ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia drejt vendit tonë, arrestohet 25-vjeçari nga Sudani
18 Shkurt, 08:50
-
Rruga e re Maliq-Gramsh pëson sërish shembje, vetem 2 km larg vendit ku ra muri! Kushtoi 12 milionë euro dhe është ende në ‘garanci’
17 Shkurt, 18:18
-
Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave, ‘emergjenca mjedisore’ që imponoi impiante private dhe u kthye në barrë për bizneset bregdetare
17 Shkurt, 12:54
-
Reshje dëbore në Korçë/ Gomat dimërore të nevojshme në tre akse, ndërpritet energjia për 12 abonentë në Gurin e Kuq
17 Shkurt, 09:24
-
Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit, ARRSH: Pothuajse të gjitha akset të kalueshme, mbetet e bllokuar vetëm Qafë Thora (VIDEO)
17 Shkurt, 09:06
-
I moshuari nga Pogradeci kërkon ndihmë për kthimin e 5 nipërve e mbesave nga Siria: Shteti të na ndihmojë, kam 2 vite që s’flas me ta (VIDEO)
16 Shkurt, 12:54
-
Kapet në Kapshticë me pesticide pa licencë dhe fidanë kontrabandë, në hetim 36 vjeçari
16 Shkurt, 12:05
-
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:14
20.000 $ i kushtoi nje shoqes time ketu, reabilitimi i guzhines (kabinete,countertop,etj) e keta me vetem 57 mije euro deshen te reabilitojne nje rezervuar!! S.d.q ky eshte nje shembull qe groposja e kapsulimi nuk jane zgjidhja e duhur,jo vetem qe komponentet kimike e bakterologjike duke u shperbere depertojne ne tokat e ujin perreth duke u bere te rrezikshme per shendetin,por mjafton nje incident i tille per t'u kthyer ne katastrofe mjedisore.Duhen incineratoret.
PërgjigjuPerse nuk shkon rama te pres shiritin ?
Përgjigju