Siç raporton policia lokale në këtë aksident janë përfshirë mjeti “Ford”, me targa AA 605 EF, me drejtues B.K, mjeti tip “Volksëagen" me targa AA 451 LV, me drejtues K.Dh dhe mjeti tip “Mercedes- Benz”, me targa AA 462 HV, me drejtues R.C.
Nga aksidenti kanë marrë dëmtime trupore R.C ; B.K si edhe një person tjetër ende i pa identifikuar, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
[gallery]19034[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)