Policia e Pogradecit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se, një shtetas po transportonte me mjetin e tij lëndë eksplozive me qëllim shitjen, ka organizuar operacionin, ku ka bërë të mundur që në një nga rrugicat e Lagjes '1 Maj' në Pogradec të arrestojë në flagrancë Selajdin Lamlli, 28 vjeç, banues Buçimas-Pogradec.
Ky autor me mjetin tip Fiat me targa AA 469 FA, poshtë sediljes së parë, iu gjetën dhe iu sekuestruan 16 copë tritol C-4, të futura në tuba plastike, disa prej tyre me fitila ndezës. /atsh/
