Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e lirimit të hapësirave publike, që ishin zaptuar nga banorët e kateve të para në pallate.

Këto hapësira ishin rrethuar dhe ishin shndërruar në oborre nga banorët e kateve të para, duke zaptuar hapësira publike.

Në pamjet e publikuara nga Kryeministri, këto objekte janë shembur e shkatërruar.