O.M, banues në Lushnjë u kap në aksin nacional Pogradec - Qafë Thanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”.
Për t`iu shmangur arrestimit, 54-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, duke i ofruar një kartëmonedhë prej 2.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com