POGRADEC-Një 37-vjeçar është hedhur nga tarraca e pallatit në lagjen nr. 5 duke gjetur vdekjen.
 
Sipas policisë, Kreshnik Çela banues në fshatin Buzaisht dhe rezident në Greqi vuante nga një gjendje e rënduar emocionale.
 
Deklarata e policisë
Në vijim të informacionit paraprak datë 15.02.2017, i cili bën fjalë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit K.Ç, 36 vjeç, në lagjen nr 5 në Pogradec në rrugë,  ju bëjmë me dije se:
 
Pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, rezulton se ky shtetas në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur.
 
Shtetasi K.Ç, ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin Grek ku edhe punonte.
 
Materialet lidhur me ngjarjen, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.



[gallery]21036[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com