Polemika edhe pas Eurovision: Ja
si përfundoi debati Tarifa-Kokëdhima 

Polemika edhe pas Eurovision: Ja<br />si përfundoi debati Tarifa-Kokëdhima 
Debati që u iniciua nga gazetari kosovar Milaim Zeka, ka marrë dy kundërpërgjigje nga ana e këngëtares Eneda Tarifa dhe nga stilistja Bora Kokëdhima. Zeka ndoqi nga afër Euvizionin dhe zbuloi disa nga skandalet e stafit që ka shoqëruar Eneda Tarifën në Eurovizion. Në një postim në facebook, Milaim Zeka rrëfen një ngjarje të pazakontë nga prapakuintat e festivalit, ku stilistja Bora Kokëdhima ka braktisur Enedën dhe e ka fyer në mënyrën më të poshtër. 

Ja çfarë shkruan Milazimi në facebook-un e tij.

“E kam kësaj radhe me një pjesë të kalemxhinjve të Shqipërisë, edhe disa analthithsaveShkruajnë per Eurovisionin, e as ne televizor nuk e shikojnë. Shkruajnë për këngën, ndërkohë që as për orkestrat e jevgjve te Lumi Lanës, nuk kane nivel te shkruajnë. E sulmojne kengen, pa e lexuar, dhe as botuar kengen. Shkruajnë për zërin e Enedës, pa e dëgjuar, po minimumi të merrnin një prononcim as nga Edmond Zhulali, as nga Shpëtim Sataçi, të ndodhur në vendin e ngjarjes, pra në Stokholm.Asnjë kalemxhi, as analthithes, nuk u mor p.sh. me faktin, se pse vetëm Shqipëria nuk kishte regjisor skenik?! Askush nuk u mor psh me atë se si këngëtareja e vendit tonë, pra Shqipërisë së ndritur, natën e 10 majit, kur ishte paraqitja e pare, ajo, sëbashku me turmën e mbi 10 mijë vetave, duhet te ecte këmbë për tek stacioni i trenit nëntokësor, pastaj te shtyhej e te rropatej me mijëra njerëz, në një të ftohtë të çmendur, sepse nuk i ishte porositur një taxi!!! Pra një taxi, 25 euro!Nuk është shkruar p.sh që stilistja Bora Kokëdhima, vetëm që nuk ishte lejuar të futej ne green room, e fyeu Enedën në mënyrën më të poshtër, duke dashur edhe të ia mirrte fustanin. Ajo madje, pra Bora Kokëdhima, u kthye ne Tiranë në datën 11, duke e shokuar këngëtaren, që po të isha në vendin e Tarifës, do ta refuzoja ngjitjen në skenë...!Po jo. Ma lehtë është me sha këngëtaren. Më lehtë eshte me e fye, për këtë kastë gazetarësh....Këta janë kasta e gazetareve, sikur një kaste tjetër që shkruanin për luftën e UÇK-së, jo vetëm nga kafetë e Tiranës, po shumë me zi sesa shtypi serb.Shikoni more kolegë të "nderuar" .....mos u merrni me këngën e Enedës. E shumta çka mund të bëni, flisni me Zhulalin, Saraçin, apo Kaçinarin, e mos ... Se na bëtë hore!" 

Por këngëtarja Tarifa ka reaguar ditën e sotme me nje status të shoqëruar me një foto së bashku me Borën dhe vajzën e saj duke hedhur poshtë zërat për një zënkë mes tyre.

 
''Borushiiiii..... Edhe 100 e dashur, te falenderojme shume per punen qe ke bere ne Eurosong ! Suksese ne sfilaten tende personale, se keto sponsorizimet kombetare i mbaruam bashke. Love you girl ! '' Ky është postimi i këngëtares në facebook.

Edhe stilistja Bora Kokëdhima ka postuar të njejtën foto në instagram me këngëtaren duke e falenderuar për praninë e saj në festën e ditëlindjes.



‘’ 3 moskotieret duke festuar plakjen time ‘’ - ka shkruar Bora në instagram.



Redakia Online
(xh.k/shqiptarja.com)




 

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?