Polemika/ Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon: Je e neveritshme, U njohin mirë gratë 'Nr. 1' e 'Nr. 2' të disa 'konservatorëve' në PD (VIDEO)

Aktivistja Xheni Karaj ka polemizuar me Floriana Garon e cila vitet e fundit është aktivizuar me Partinë Demokratike. Tani që ‘ia do puna’, Garo rreshtohet kundër komunititetit të grave transgjinore si "kërcënim", ndryshe nga vitet kur ishte gazetare dhe realizonte emisione me ta.

Po bëhet “show” për publikun, i diktuar nga një axhendë partiake që synon të demonizojë dhe targetojë një nga komunitetet më vulnerabël për disa vota më shumë. Si provë Karaj sjell videon (bashkangjitur lajmit)  ku Floriana Garo është e njëjta vetëm se tani ka ndryshuar axhenda politike.

Karaj kujton se nuk është ky komunitet që po shkatërron familjen por vetë PD-ja që ka qenë kontribuar drejtpërdrejt në shkatërrimin e familjeve shqiptare duke i varfëruar deri në ekstrem, duke shkatërruar sistemet arsimore dhe shëndetësore dhe duke detyruar breza të tërë të emigrojnë.

Reagimi i Xheni Karaj

Në video mund të shihni Floriana Garon, në vitin 2016 gazetare e emsionit "Jo vetëm modë", duke u përqafuar dhe buzëqeshur me një vajzë transgjinore, e ftuar në emisionin e saj për të ndarë historinë e jetës dhe sfidat me të cilat përballej. Në pjesën e dytë të videos, e marrë nga emisioni Opinion i ditës së mërkurë, tashmë në pozicionin e zëdhënëses së PD-së, ajo shfaqet me një aktrim të dobët dhe një shqetësim të sajuar, duke deklaruar dramatikisht se gratë transgjinore janë "kërcënim". Kjo hipokrizi është vërtet e neveritshme.

Lind pyetja: çfarë ndodh me një njeri brenda pak vitesh që të humbasë jo vetëm sensin e logjikës, por edhe kujtesën dhe ndjenjën e njerëzillëkut? Apo ndoshta Floriana e vitit 2016 thjesht po bënte një “shoë” për publikun, ashtu siç bën tani, vetëm se skenari i ri është i diktuar nga një axhendë partiake që synon të demonizojë dhe targetojë një nga komunitetet më vulnerabël për disa vota më shumë.

Në politikë, shpesh dinjiteti dhe parimet shiten lehtësisht, por të imitosh në mënyrë të sforcuar narrativat politike te Shteteve të Bashkuara me qëllimin e të bërit aleancë me konservatorët amerikanë  dhe me shpresën që duke i bërë qejfin atyre do ti hiqet ""non grata" liderit të partisë, është një veprim i dëshpëruar.

Kjo është veçanërisht ironike, kur mendon se populli shqiptar e njeh mirë hipokrizinë dhe sjelljet aspak konservatore të disa prej figurave të PD-së. Disa prej nesh i njohin mirë edhe gratë “Nr. 1” e gratë “Nr. 2” që kanë disa prej tyre. Mos u lodhni më kot sjellja konservatore e te qenit më "Katolik se Papa" nuk ngjit si narrativë.

Për më tepër, PD-ja ka kontribuar drejtpërdrejt në shkatërrimin e familjeve shqiptare duke i varfëruar deri në ekstrem, duke shkatërruar sistemet arsimore dhe shëndetësore dhe duke detyruar breza të tërë të emigrojnë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit