Rasti i së dielës në mbrëmje ku një polic humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti automobilistik sjell në vëmendje disa raste të ngjashme në Tiranë. Katër policë të rënë në krye të detyrës si pasojë e aksidenteve automobilistike të shkaktuar nga persona që udhëtonin me shpejtësi. Rastësi apo jo, autorët e këtyre aksidenteve rezultonin të udnëtonin të gjithë me automjete, tip, BMW.

-Pajtim Alstafa -
pajtim alstafa
Ngjarja 11:09.2010-Një automjet me targa të huaja nuk i ka ndaluar policisë, ndërkohë që e ka goditur oficerin Pajtim Alstafa 29 vjeç me BMW në e tij që udhëtonte me një shpejtësi që rezulton të ishte të paktën 100 km në orë.

Oficeri humbi jetën rrugës për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

“Rreth orës 19:30 një mjet ka ardhur me shpejtësi dhe pasi ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur (konikët) dhe tabelën “ndal policia”, ka goditur punonjësin e policisë N/Komisar Pajtim Alstafa, vjeç 29, me detyrë oficer në Njësinë për Kontrollin e Autostradave, i cili ishte dhe përgjegjës i kësaj pike kontrolli.  Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë prezent në vendngjarje, duke bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe kapjen e shoqërimin në ambientet e policisë të autorit të kësaj ngjarje shtetasin, Agim Ramazan Hajdini, vjeç 33, banues në Burrel, i cili drejtonte automjetin tip BMW me targa Italiane, BY 470 MZ”,

-Selman Lena -
selman lena
Ngjarja 4 Maj, 2013-Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Islam Koleci ka përplasur të dy policët. Polici që ndodhej pranë fugonit Selman Lena ka marrë goditje fatale dhe ka humbur jetën, ndërsa efektivi tjetër, P.Lleshi u plagos rëndë.

Automjeti tip “BMW X5” i  ka përplasur në një pikë kontrolli.

Ngjarja ndodhi rreth mesnate në segmentin që lidh Institututin Bujqësor me Kamzën, pranë vendit që njihet si Kthesa e Bathores.
Sipas policisë, Selman Mena, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në Spitalin Ushtarak, ndërsa shpëtoi kolegu i tij.

Policia fillimisht gjeti mjetin me targa të huaja në oborrin e banesës së autorit Edmir Koleci, në zonën e Fruti-kulturës në Kamëz.
Disa orë më vonë është arrestuar në afërsi të Durrësit, Koleci.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk i ka parë policët e postbllokut dhe se ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka hedhur dyshime për praninë e sendeve të ndaluara në mjet në momentin kur ka hasur pikën e kontrollit dhe kjo sipas burimeve ka bërë që drejtuesi të mos ndalë por të marrë përpara policët e patrullës.

-Rrushan Cucllari-
U përpals me makinë tek Shkolla Teknologjike viti 2004

-Allaman Dervishi-
Ngjarja në vitin 2005. Rrushani ka qenë më një koleg në patrullim, tek zona Doganës.  Dervishi dhe kolegu i tij tropojan  janë përplasur nga një person që udhëtonte me shpejtësi me automjetin e tij. Personi sapo kishte kryer një grabitje në Durrës dhe nuk i ndaloi policëve, pas kërkesës së këtyre të fundit.

(d.b/Shqiptarja.com)