Polici i Burgjeve solli kokainën në shtëpinë e Marsidës! Njihej me 41-vjeçarin që vrau, kishin pirë drogë bashkë!

TIRANE - Shefi i Sigurisë së Brendshme në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i përfshirë në “betejën” me armë të zhvilluar në apartamentin e Marsida Qatjas dhe vëllai i tij Benard Toçi, janë dy personat e vetëm të arrestuar dhe që do dalin para gjykatës së Kavajës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë sigurimi do tw kërkohet nga prokuroria e Kavajës për dy vëllezërit e arrestuar. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme, ku ndaj dy vëllezërve është ngritur akuza për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa për Bledar Toçin është shtuar dhe akuza e “Vrasjes me dashje”.

Deri në këtë fazë të hetimit del qartë se shefi i sigurisë në burgun e Durrësit veç akuzës së “Vrasjes me dashje” po hetohet edhe për shitjen e lëndëve narkotike, pasi sipas dosjes së prokurorisë së Kavajës, ka qenë Bledar Toçi ai që ka çuar në banesën e Marsida Qatjas sasinë e kokainës. Këtë sasi kokaine të konsumuar dhe gjetur në banesën e Marsidës, Bledari ka shkuar dhe e ka marrë në banesën e vëllait të tij Benard Toçi, të cilit policia gjatë një kontrolli në shtëpi, i sekuestroi sasinë prej 7 doza kokaine.

Sipas dosjes hetimore që tashmë po administrohet nga prokurori i Kavajës Gëzim Çopa, efektivi i policisë së burgjeve, ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

Nga ana tjetër “Shqiptarja.com” ka kontaktuar dhe me avokatët mbrojtës të dy vëllezërve të arrestuar, të cilët thanë se vrasja e Dritan Haxhollit ka ndodhur si rezultat i vrasjes në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, pasi i pari që ka hyrë me armë automatik dhe ka qëlluar drejt Bledar Toçit, ka qenë viktima Haxholli.

Avokatët ditën e nesërme do kërkojnë në gjykatë një masë më të butë sigurimi për Bledar Toçin, pasi sipas tyre ai e ka të domosdoshme trajtimin mjekësor në kushte spitalore.

Viktima dhe autori i krimit kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe herë pas herë dyshohet se konsumonin drogë në prani të njëri-tjetrit. Në media ka qarkulluar edhe një foto ku viktima dhe autori duken bashkë, teksa reklamojnë edhe armët. Dritan Haxholli është me automatik, e ndërsa Bledar Toçi,  me pistoletë, dy armët që përdorën për të vrarë e plagosur njëri-tjetrin.

Një ditë më parë “Shqiptarja.com” publikoi ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja, dha para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate.

30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. "Pavarësisht insistimit të Dritanit, unë e kam refuzuar atë. Kohët e fundit, prej rreth një muaji, Dritani është bërë më shumë i bezdisur ndaj meje, duke më ngacmuar gjithmonë. Dritani pothuajse përditë, rreth orës 23:00 ka ardhur pranë banesës sime duke këmbëngulur që të më takonte dhe që unë ta pranoja atë", tregon Qatja, teksa shton se më tej ka njoftuar Bledar Toçin, shef i sigurisë në burgun e Durrësit i cili edhe pse mbeti i plagosur me një plumb në qafë nga Haxholli, është në masë arresti për vrasjen e 41-vjeçarit.

"Pasi e mësoi këtë fakt, Bledari më tha: “…pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë…” dhe u shpreh duke thënë se sonte do të rrinte vërdallë afër shtëpisë sime. Rreth orës 22:30 Bledari ka ardhur te shtëpia ime, u fut brenda në shtëpi, qëndroi në shtëpi së bashku me mua për rreth 15 minuta dhe doli nga shtëpia dhe më tha “mos u mërzit se do të kthehem përsëri. Desha të theksoj se në momentet që te shtëpia ime ka ardhur Bledari, së bashku me mua në shtëpinë time ka qenë edhe Xhuljo Biturku, të cilin e kam fqinj dhe rri thuajse çdo ditë me mua. Pas pak çastesh që unë isha duke ndenjur në shtëpi së bashku me Bledarin dhe me Xhuljon, te dritarja ka ardhur Dritani, i cili ka goditur dritaren e kuzhinës me tytën e një automatiku që kishte me vete. Në këto momente unë kam ndërhyrë duke folur nga brenda shtëpisë sime dhe i kam thënë Tanit: “Mos bërtit, por hajde brenda”. Në këtë moment Dritani është përgjigjur duke thënë: “…ok, hape derën se po vij…”, thotë ajo, teksa shton se Haxholli ka ardhur lart dhe ka thënë:“…o Bledar Toçi edhe ti qenke këtu…” dhe menjëherë ka qëlluar me automatikun që kishte me vete Bledarin, duke e plagosur atë në pjesën e sipërme të trupit, i cili ka qenë i ulur në karrige". Marsida Qatja ka deklaruar në polici se në këtë skenë të përgjakshme ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 2 vjeçar të cilin po e vinte në gjumë në divan. "…pasi e qëlloi për së dyti Bledarin, Dritani u drejtua te djali im i vogël, të cilin unë isha duke e vënë në gjumë në divan dhe u shpreh duke m’u drejtuar mua e duke thënë: “…Do të vras edhe djalin tend…”. Dritani e kishte drejtuar automatikun nga djali im dhe në këto momente Bledari ka qëlluar në drejtim të Dritanit me pistoletë. Menjëherë, nga këto të shtëna, Dritani ka rënë në tokë, ku edhe gjeti vdekjen. Pas këtij momenti Bledari ka dalë jashtë dhe më tha: “…Po iki për në spital…”. Ndërsa unë qëndrova në shtëpi së bashku me Xhuljon, ndërkohë që Dritani kishte vdekur brenda shtëpisë sime. Pasi është larguar Bledari, edhe unë me Xhuljon kemi dalë nga shtëpia në rrugë dhe unë me telefonin tim kam njoftuar policinë…"- ka dëshmuar ajo.

Në dëshminë e saj ajo pranon se është përdoruese e lëndëve narkotike, dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ka pirë kokainë me Xhuljon, por nga ana tjetër thotë se Bledar Toçi nuk ka konsumuar drogë. "…lëndën narkotike që kam përdorur unë sot nuk e kam blerë unë, unë e kam përdorur atë kur pashë që Xhuljo e kishte vendosur në pjatë…"- thotë ajo.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/10/2019 19:05

    Ah Enver Enver, tu shkatërruan shqiptarët që i bëre me mund!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/10/2019 23:20

    Polic ne burgje e perdorues kokaine. A bejne test gjaku keto police cdo vit apo jo ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja