Një efektiv i policisë rrugore në rrethin e Hasit ka rënë preh e dhunës nga një 33 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Krumës, kur punonjësi i policisë rrugore ka kërkuar dokumentacionin e drejtuesit e mjetit, por që në këmbim ka marrë një goditje.

Menjëherë, kolegët e punonjësit të policisë kanë bërë prangposjen e 33 vjeçarit, Endrit Mulaj pasi ai goditi në krye të detyrës efektivin e policisë.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)