Policia bën bilancin për Gushtin/ 105 operacione, 560 të arrestuar! Janë asgjësuar 54 380 bimë kanabis sativa

105 operacione ka realizuar policia gjatë muajit Gusht, ku 560 persona janë arrestuar si të dyshuar për vepra të ndryshme penale nga të cilët 70 ishin të shpallur në kërkim kombëtar dhe 25 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar.

Në raportin për punën e bërë, midis të tjerash, janë asgjësuar 54 380 bimë dhe fidanë kanabis sativa dhe janë sekuestruar 39 armë zjarri, 7 armë gjahu, 3 silenciatorë.

Njoftimi i plotë:

Punë e pandërprerë e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën policore dhe në hetimet me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e sigurisë publike dhe të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Planet operacionale mbarëkombëtare “Territor i pastër”, “Sundimi i ligjit”, “Tempulli”, “Para drejtësisë”, “Siguria detare” dhe “Plazh i lirë”, kanë vijuar me intensitet gjatë këtij muaji.  

Në kuadër të tyre, në të gjithë territorin e vendit: 

Janë finalizuar 105 operacione policore dhe janë vënë në pranga 560 autorë të dyshuar veprash penale të ndryshme. 70 prej tyre ishin në kërkim kombëtar;   

Në bashkëpunim me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, janë kapur dhe/ose ekstraduar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, 25 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar;   

Gjatë operacioneve në shkallë vendi janë sekuestruar 39 armë zjarri, 7 armë gjahu, 3 silenciatorë, kapsollë detonatore, fitil zjarrpërcjellës, pajisje si të Policisë; 6 kg cannabis sativa, qindra doza cannabisi, kokaine dhe heroine, si dhe janë asgjësuar 54 380 bimë dhe fidanë cannabis sativa; 

Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, u godit falë bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre britanike. 3 pjesëtarë të grupit u vunë në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e 3 të tjerëve. U sekuestruan 25 armë zjarri;  

Janë parandaluar 3 vrasje që mund të kryheshin me armë zjarri/armë të ftohta, si dhe është parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve që mund të kishin pasoja të rënda; 

Është zbardhur vrasja me mjet prerës e një 72-vjeçari, në Memaliaj. Veprimet profesionale hetimore çuan në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje;    

Janë zbardhur 2 tentativa për vrasje, disa djegie të automjeteve/pronave, 1 shpërthim me eksploziv dhe një aksident me pasojën vdekjen;   

Janë zbardhur dhe dokumentuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik i DVP Tiranë, 62 raste të përndjekjeve online, të kryera nga 34-vjeçar që ndodhet i arrestuar në Francë, si dhe një rast tjetër i përndjekjes online nga një shtetas tashmë i arrestuar nga Policia e Tiranës, që ka shkaktuar largimin e një të miture nga banesa;  

Janë zbardhur 60 raste të vjedhjes, 12 prej tyre çanta/portofola të turistëve;  

Janë bllokuar 183 mjete lundruese, nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për cenim të perimetrit të sigurisë të caktuar për lundrim dhe/ose për mungesë dokumentesh. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 10 000 lekë deri në 110 000 lekë;

Janë sekuestruar 1075 çadra dhe shezlongë, të vëna pa leje dhe duke cenuar hapësirën publike në plazhet e qarkut Vlorë; 

Është ndërhyrë në 13 lokale që kishin vënë muzikë, në tejkalim të nivelit dhe orarit të përcaktuar me ligj. Administratorët e këtyre subjekteve u proceduan në gjendje të lirë, si dhe u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën;  

Është reaguar menjëherë për 32 raste të zjarrvënieve të qëllimshme ose nga pakujdesia. Autorët e tyre janë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale;   

Iu është dhënë ndihmë në 10 raste, 23 shtetasve që eksploronin vendin tonë, të cilët kishin defekte në mjetet me të cilat lëviznin ose kishin humbur orientimin në terrene të ndryshme;     

Janë trajtuar ligjërisht 105 raste të dhunës në familje; 

Janë goditur 25 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Janë sekuestruar 6 makineta, 1 kompjuter, 1 tavolinë pokeri, 15 televizorë, 10 celularë që i shërbenin kësaj veprimtarie dhe shuma parash;  

Janë goditur 11 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshme. Janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe argjendi, 500 litra naftë, medikamente mjekësore dhe mallra të tjera, pa faturat shoqëruese; 

Policia Rrugore intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik.

Si rezultat i kontrolleve:

Janë vënë në pranga 221 drejtues mjetesh, nga të cilët 152 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 69 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;

Janë pezulluar 430 leje drejtimi, nga të cilat 192 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 94 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 144 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

 Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur:

57 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 8 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi dhe 10 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të vijuar megaoperacionet policore, bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe punën me humanizëm në ndihmë të qytetarëve dhe turistëve që kanë nevojë për ndihmë.

Apelojmë për çdo shtetas që të denoncojë në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që has, si dhe të telefonojë për ndihmë në çdo rast nevoje.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Identitet, traditë dhe kulturë në fanellat e reja të realizuara për Kombëtaren

Liga e Kombeve/ Identitet, traditë dhe kulturë në fanellat e reja të realizuara për Kombëtaren