Kuvendi çeli sezonin e ri, gazetari Kikia: Ky sesion do të jetë ndryshe, opozita nuk vjen më në pushtet! Berisha dhe Meta ta mbyllin karrierën politike

Kuvendi çeli sezonin e ri, gazetari Kikia: Ky sesion do të jetë ndryshe, opozita nuk vjen më në pushtet! Berisha dhe Meta ta mbyllin karrierën politike

Gazetari Mentor Kikia

Kuvendi çeli ditën e djeshme sesionin e 7 të legjislaturës së tij të dhjetë, në një seancë të posaçme që zgjati rreth një orë.

Por, ndryshe nga seancat e sesionit të kaluar ku opozita ka nxitur përplasje dhe dhunë këtë senacë duket se pati paqe mes palëve.

Kështu e ka parë senacën e parë të Kuvendit gazetari Mentor Kikia, i cili në një lidhje skype për ‘Lajmi i Fundit’ në Report Tv, u shpreh se palët kanë një qasje për të qenë më bashkëpunuese me njëra tjetrën.

“Nuk duhet të presim që parlamenti të kthehet në kishë, ku të gjithë të jenë në paqe dhe të luten, Parlamenti është një arenë ku prodhohet politikë dhe ky opozita dhe mazhoranca janë në kontraditë me njëra- tjetrën sepse kjo është demokracia. Ajo që ne na bënë të ndihemi mirë është kur shohim që nuk ka konflikte sepse parlamenti ka qenë konfliktual dhe kjo jo më shumë për përplasjet parimore që kanë të bëjnë me standardin e ligjeve që miratohen. Palët kanë një qasje për të qenë më bashkëpunuese dhe kështu duhet që të jetë”, tha ai.

Sipas tij, opozita ka hequr dorë nga aksionet për të bllokuar seancat në kuvend.

“Opozita ka hequr dorë nga aksioni politik që kishte për qëllim të bllokonte seancat dhe kjo është konfirmuar me krijimin e komisioneve si është ai për reformën zgjedhore, që çoi në një lloj marrëveshje mes palësh që vazhdon ende të gjykohet publikisht për rolin që mund të ketë ndaj reformës në drejtësi, por që dëshmojnë një qasje tjetër mes raporteve politike mes mazhorancës dhe opozitës. Unë them se ky sesion do jetë ndryshe dhe nuk do të jetë i mbushur me ato sherret pa asnjë produktivitet”, tha ai.

Opozita duket se do të shkoj në zgjedhjet e ardhshme e ndarë në disa pjesë, gjë për të cilin sipas gazetarit kjo është një disavantazh për opozitën.

“Ka një ndryshim në kampin e mazhrancës, ku çdo votë proqeveritare shkon tek kutia e PS, në kampin opozitar jo çdo votë kundër qeverisë shkon në kutinë e një partie të vetme, janë të paktën 10 parti politike dhe gjasat janë që të shtohen. Alibeaj  është në një kurs politik mosdakordësie me Bashën dhe në vend që partitë e opozitës të bashkohen për të bashkuar votat, ndahen. Unë them se s’ka asnjë shancë që opozita të vijë në pushtet. PS është parti e organizuar dhe e angazhuar, ndryshe nga partitë opozitare që hidhen vetëm kur vijnë zgjedhjet”, tha ai. 

I pyetur lidhur me zgjedhjet e ardhshme nëse i sheh si një test për Metën dhe Berishën, ai u shpreh e ata duhet që ta kishin mbyllur karrierën politike tashmë.

“Ata e kanë përfunduar dhe duhet ta kishin mbyllur karrierën e tyre politike, por duhet pritet edhe një proces zgjedhor për të parë se ku janë ata në raport me votën dhe me mbështetjen e qytetarëve. Berisha ka arritur majat e suksesit dhe nuk ka më arsye për të provuar, Meta ka provuar postin e kryetarit të shtetit dhe tani kërkon të bëhet kryetar komune. Duhen qasje të reja, Berisha, Meta dhe Basha janë provuar”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat, shoqërohet në polici Safet Bajri

Atentati ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat, shoqërohet në polici Safet Bajri