Dubai – Departamenti i Policisë së Dubait i ka shtuar garazhit të saj disa supermakina. Përpara disa javëve, ky department mori një ‘Lamborghini Aventador” kurse sot ka arritur të marrë një “flotë” të tërë me makinat më të shtrenjta në planet. Ky departament i ka shtuar garazhit të saj makina të tilla si: “Ferrari FF”, “Bentley” dhe “Aston Martin One - 77”.
 
Disa prej këtyre makinave të policisë janë parë nga qytetarët të ecin me një shpejtësi mbi 200 km në orë.
 
Policia njoftoi të gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që kalon këtë shpejtësi do të përballet me veprime ligjore. Supermakinat që i janë shtuar “koleksionit” të policisë ndoshta do t’i bëjnë garuesit e makinave të mendohen dy herë.
 
Një oficer policie i cili drejton “Lamborghinin” e policisë tha se “gjëja më e mahnitshme kur nget një makinë të tillë është fakti se të gjithë njerëzit të shikojnë me një buzëqeshje të madhe”.

(v.gj/shqiptarja.com)